Njoftohu për vlerën e trajnimeve të ofruara nga IKAF

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa IKAF, do të organizojë një takim informues me të gjithë të interesuarit, ku do të jepen informacione shtesë rreth trajnimeve në nivelet:

  • Nëpunës Kontabiliteti (Bookkeeping)
  • Teknik Kontabiliteti (TK)
  • Kontabilist i Certifikuar (KC)
  • Auditor i Certifikuar (AC)
  • Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik (AB)
  • Seminare për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP)

Përfaqësues të IKAF-it do të jenë të gatshëm t’ju informojnë për rëndësinë e certifikimeve që ofron Instituti, si dhe për vlefshmërinë e tyre brenda dhe jashtë Kosovës.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për partneritetet e arritura së fundimi me organizata ndërkombëtare si:

  • IMA (Institute of Management Accounting)
  • AAT (The Association of Accounting Technicians)
  • ICB (Institute of Certified Bookkeeping)
  • IIA Global (Global Institute of Internal Auditors)

Takimi do të mbahet më 27 mars 2019 në orën 11:00 në ambientët e Universitetit Kadri Zeka, Gjilan.
Orari i takimit informues:

11:00 – 11:30 Prezantimi kryesor nga përfaqësues të IKAF

Në këtë pjesë, përfaqësues të IKAF-it do të prezantojnë për të pranishmit llojet e trajnimeve që u mundësohen nga Instituti, modulet, kreditë, EVP-të (Edukim i Vazhdueshëm Profesional) si dhe për akreditimet dhe certifikimet vendore dhe ndërkombëtare.

11:30 – 11:45 Pyetje nga të pranishmit

1 Komentet:

  1. Fitnete Hasani

    Ju lutem te me informoni se kur fillojne te mbahen trajnimet e radhes per Kontabilist te certifikuar, Auditor te Certifikuar dhe Auditor te brendshem te Certifikuar ne sektorin privat dhe publik.

    Gusht 03, 2020 Reply

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *