IKAF organizoi takim informues në universitetin “Kadri Zeka”

IKAF të mërkuren organizoi një takim informues me studentët e fakultetit Ekonomik të Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan. Ky takim shërbeu për të njoftuar të interesuarit lidhur me porgramet e trajnimeve si dhe për arritjet e fundit në nivel ndërkombëtar.

Në këtë takim, përfaqësues të IKAF-it shpalosën para studentëve gjilanas detaje rreth niveleve të trajnimit, Eduktimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), kreditë dhe aspektet tjera teknike rreth regjistrimeve.

Ndër pikat kryesore të diskutimit ishte edhe mundësia e punësimit përmes avancimit profesional, sidomos përmes nivelit Nëpunës Kontabiliteti (Bookkeeping), që sipas të dhënave të IKAF-it, certifikimi në këtë nivel u ofron vijuesve mundësi gati 100% për të gjetur një vend pune.

IKAF parasheh që takime të tilla informuese të organizojë edhe më tutje edhe në qendra tjera të Kosovës.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *