NJOFTIM

Të nderuar anëtarë të Institutit KAF

Në bazë të dispozitave të Statutit, Kuvendi i Anëtarëve në mbledhjen e mbajtur me 27 prill 2022 ka shpallur zgjedhjet për anëtarë të Kuvendit.  

Në bazë të rregullave të përcaktuara, tani jemi në fazën e nominimit të kandidatëve për anëtarë të Kuvendit. Nominimi mund të bëhet deri me datën 8 qershor 2022 përmes “Fletë Nominimeve” të caktuara. Fletë Nominimin duhet ta plotësoni në Administratën e Institutit KAF, me qëllim të procedimit të mëtejmë sipas “Rregullave zgjedhore”.

Anëtarët profesionist të Institutit kanë të drejtë për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në organet qeverisëse të Institutit. Prandaj, këta anëtarë kanë të drejtë të nominojnë vetën e tyre apo ndonjë anëtarë tjetër profesionist të Institutit për anëtarë të Kuvendit. Anëtarë profesionist janë të gjithë anëtarët e certifikuar, përkatësisht të kualifikuar për ushtrimin e profesionit të caktuar dhe të cilët janë anëtarë të rregullt në Institut.

Ju anëtarë të nderuar të Institutit, duhet ta shfrytëzoni të drejtën dhe detyrimin tuaj për nominimin e kandidatëve dhe për të votuar kandidatët për të cilët mendoni se do të përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e Institutit në zhvillimin e profesionit në fushën e kontabilitetit, auditimit, financave dhe në kualifikime të tjera profesionale.

Zgjedhjet/votimi për anëtarë të Kuvendit mbahen me datën 18 qershor 2022 në selinë e Institutit, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Duke e konsideruar angazhimin tuaj në këtë proces, urojmë në sukses të vazhdueshëm të Institutit KAF dhe të gjithë anëtarëve.

Me respekt,

Komisioni Zgjedhor

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *