Konkurs në City Audit Co LLC – KONTABILIST/E

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Regjistron veprimet bankare. Kontrollon blerje – shitjet ne detaje.
  • Menaxhon llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrimeve kontabël të transaksioneve;
  • Përgatit regjistrimet e pagave dhe pagesave në sistemet e kontabilitetit;
  • Përgatit raporte për deklarimet pranë Administrates Tatimore të Kosovës (ATK);
  • Përgatit raporte per Banka dhe Institucione tjera.
  • Përgatit raporte në baza Mujore, Tremujore dhe Vjetore për Menaxhmentin;
  • Përgatit Pasqyrat Financiare;
  • Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti;

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Diplomë Universitare;
  • Njohuri të mira të kompjuterit dhe Microsoft Office;
  • Njohuri te mira të ndonjë softuer kontabiliteti/finance (Preferohet Pro-Data);
  • Njohuri të mira në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve (Plani Kontabel, Legjislacioni Tatimor);
  • Të jetë anëtar i ndonjë shoqate të kontabilistëve -“Kontabilisti i çertifikuar” (E preferuar IKAF);
  • Përvojë pune në fushën e kontabilitetit, më së paku 3 vite;
  • Njohja e gjuhës angleze e preferuar;
  • I/e vet motivuar në punë;
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur;

Konkursi mbetet i hapur deri më 31.05.2022

Ju lutemi aplikoni në formularin më poshtë deri me daten 31 Maj 2022. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

  • Accepted file types: pdf, doc, docx, jpeg, png, Max. file size: 8 MB.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *