NJOFTIM PËR SHOQËRITË TREGTARE

Njoftohen të gjitha Shoqëritë Tregtare se me Vendimin e ARBK-së Nr.582 të datës 16.08.2023, është vendosur që Shoqëritë Tregtare gjatë aplikimit për ndryshimin e të dhënave ekzistuese në regjistrin e bizneseve, lidhur me bartjen e aksioneve dhe/apo ndërrimin e drejtorëve, të dorëzojnë në ARBK dokumentet e noterizuara apo vërtetim nënshkrimi nga noterët e licencuar nga Ministria e Drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ky Vendim ka për qëllim parandalimin e keqpërdorimit të nënshkrimeve nga personat e pautorizuar gjatë bartjes së aksioneve dhe/apo ndërrimin e drejtorëve.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *