NJOFTIM – Kuvendi i Anëtarëve të IKAF-të, sot mbajti mbledhjen konstituive

Kuvendi i Anëtarëve të Instituti KAF, sot mbajti mbledhjen konstituive në përputhje me dispozitat e Statutit të Institutit dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Anëtarëve. Në mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët e zgjedhur. Kuvendi i Anëtarëve, sipas procedures së përcaktuar emëroi Kryetar të Kuvendit z. Aziz Berisha, kurse Zëvendës Kryetar znj. Kosovare Demi Rama.

Anëtarët e Kuvendit u njohën me planin vjetor të punës dhe lidhur me këte u zotuan për angazhimin e tyre profesional, në përputhje me detyrat e përcaktuara me Statutin e Institutit dhe legjislacionin në fuqi.

Kuvendi i Anëtarëve po ashtu do të anagazhohet për fuqizimin e vazhdueshëm të Institutit për zhvillimin e profesionit në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe të profesioneve të tjera, për të cilat Instituti është akredituar nga autoriteti shtetëror kompetent. Kuvendi i Anëtarëve me përgjegjësi të plotë do të angazhohet edhe në avancimin e mëtutjeshëm të interesave profesionale të gjithë anëtarëve të Institutit.

Urime gjithë anëtarëve për zgjedhjen e Kuvendit të Pergjitheshem të Anëtarëve të Institutit KAF!


Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *