Fuqizimi i bashkëpunimit mes ZKA-së dhe shoqërisë civile për të rritur ndikimin e auditimit në institucionet publike

Me ftesë të Zyrës Kombëtare të Auditimit,  drejtori ekzekutiv i  Institutit KAF, Bujar Krasniqi mori pjesë në tryezë pune “Fuqizimi i bashkëpunimit mes ZKA-së dhe shoqërisë civile për të rritur ndikimin e auditimit në institucionet publike” 

Të pranishëm ishin organizatat e shoqërisë civile, shoqata profesionale për certifikimin e kontabilistëve, audituesve të brendshëm, audituesve të IT – Instituti KAF, si dhe të pranishëm ishin edhe donatorët, me qëllim të trajtimit dhe identifikimit të temave me interes për auditimet e performancës për sezonin auditues 2022/2023.

Përmes këtij diskutimi, ZKA-ja dëshiron të marrë sugjerime që pastaj përmes auditimit të mund të identifikojë sfidat dhe mangësitë me të cilat ballafaqohet administrata publike në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

Bujar Krasniqi, vlerësoj lartë angazhimin e menaxhmentit të ZKA dhe qasjen nda shoqërisë civile.

ZKA është përpara një sfide të fortë për ta përqendruar punën sa me shume tek auditimi i performancës dhe audit IT, sepse kjo do i sherbente me shume vlerësimit të përgjegjshmërisë publike. Përqendrimi i vëmendjes tek auditimi i performancës rekomandoj  të jetë ndër shtyllat kryesore të planit të ri strategjik te ZKA, nese deri tani nuk eshte vendosur si i tille.

Bujar Krasniqi, theksoj se ne të ardhmen të përfshihen edhe tema të tjera, si:

1) Performanca e administratës doganore në vlerësimin doganor të mallrave etj.

Puna e administratës doganore gjatë vlerësimit doganor të mallrave, ka një rëndësi të veçantë parë kjo në dy aspekte: 

  • Së pari, shmangie të pabarazisë dhe unifikim të vlerës doganore nga të gjithë strukturat doganore për mallra të njëjtë; 
  • Së dyti, rritja e të ardhurave doganore, si rezultat i zbatimit rigoroz të procedurave të vlerësimit të mallrave për qëllime doganore.

2) Ngriti shqetësimin e klimesë të berit biznes edhe për investotorët vendor, ku milarda depozita në banka tregojne një realitet që mungon mobiliteti apo strategjia për këtë kapitale. E në anën tjetër gjithë qeveritë fokus kanë patur investimet huaja që mendoj se janë po aq të rëndësishme sa këto vendore.

3) Sponzorizimi i sportit – bazuar ne ligjin per sponzorizim sporteve, ku lejon deri 30% tatimit ne financim sportit.

Piramida e pyetjeve të auditimit mund të ketë këtë përmbajtje dhe strukturë, konkretisht: 

-> a). A është efektiv financimi i klubeve shumë sportesh nga bizneset e agjensionet qeveritare për periudhën mga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë? 
-> b) A ka qenë efektive Ministria e Kulturës dhe Sporteve në mbështetjen dhe mbikqyrjen ligjore, financiare dhe organizative për klubet shumë sportesh? 
-> c) A ka pature një strategji për sportin dhe programe për zhvillimin e shumësportëshit nga qeveritë dhe nga vet klubet, si dhe financuesit? 

-> d) A është plotësuar baza ligjore me aktet e parashikuara nën ligjore dhe është zbatuar kjo bazë ligjore? 
-> e)A kanë qenë efektive mbështetjet financiare, infrastrukturore dhe organizative për klubet sportive që ushtrojnë aktivitet në territoret e tyre? 
-> ë) A kanë paraqitur në ministrinë në fjalë plane strategjike për zhvillimin e klubeve shumësportesh, që kryejnë aktivitet në territorin e tyre? 
-> f) A i kanë përdorur klubet shumë sportesh me efiçencë dhe ekonomicitet fondet publike r bizneseve për aktivitetin e tyre? 
ETJ…

4) Auditimi i përgaditjeve profesionale të audituesve brendshëm, kordinatorëve për menaxhim riskut dhe komiteteve të auditimit në nivel lokal, qendëror dhe ndërmarrjeve publike.

5) Ndikimi i inspektimeve në mbrojtjen e të drejtave të puntorëve. Kur kemi raste të shpeshta mujore e nga një herë javore që ndodhin raste të vdekjeve në vendin e punës.

CEO IKAF-it – BujarKrasniqi, vlerësoj lartë e gjithë ekipin e auditimit të performancës dhe audit IT dhe menaxhmentin e ZKA-së që ka paraparë të ketë auditime të:
-> a) Sistemeve softuerike dhe niveliit të shfrytëzimit të tyre dhe
-> b) Auditme të sigurisë të aplikacioneve dhe kontrolleve.

Auditimi nuk është një qëllim në vetvete, por në rradhë të parë një instrument i vlerësimit të eficiencës dhe efektivitetit të sistemeve hartuese dhe zbatuese të politikave me synimin e parandalimit të keq-qeverisjes, instrument korrigjimi dhe këshillimi për institucionin që auditohet.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *