Nëpunësi i Kontabilitetit (Bookkeeping), po i ndryshon rregullat e lojës së NVM-ve

Shumë NVM në botë ballafaqohen me probleme duke mos pasur një pasqyrë të qartë të funksionimit të biznesit.
Nga 5 mijë pronarë të NVM-ve të intervistuar vite më parë në SHBA, janë deklaruar se kanë probleme në pasqyrat financiare.
Megjithatë, koha po ndryshon. Sipas njohësve të kontabilitetit në SHBA dhe botë, ndërmarrësit po arrijnë të kuptojnë rëndësinë e teknologjisë inovative që ndërlidhet me Nëpunës të Kontabilitetit “Bookkeeping”. Minisioni i tyre paraqitet të jetë: ndryshimi i rregullave të lojës për biznese të vogla.

“Vala e re e Nëpunësve të Kontabilitetit do t’i ndihmojë firmat aktuale të jenë në ritëm me tekonologjinë. Teknologjitë Cloud, automatizimi, Intelegjenca Artificiale, Makinat e Mësimit, etj, do të ndihmojnë në krijimin e një procesi i cili riorganizon rrjedhën e punës, rritë saktësinë, dhe mund t’u jap kohë të vlefshme Nëpunësve të Kontabilitetit që të përqëndrohen në klientët e tyre”, ka thënë Ariege Misherghi, lider në produktet e kontabilitetit që ndërlidhen me biznese të vogla dhe segmentin e vetë-punësimit.

Bookkeeping po bëhet “high-tech”

Teknologjia po sjell ndryshime të rëndësishme për profesionin e Nëpunësit të Kontabiliteti. Inteligjenca artificiale, makina e mësimit dhe teknologjitë blockchain janë të gatshme të transformojnë mënyrën e punës së një nëpunësi të kontabilitetit.

Shumë kompani janë duke i automatizuar shërbimet e tyre, duke i transformuar në cloud dhe të ndërlidhura me Intelegjencë Artificiale.

“Përparimet e teknologjisë jo vetëm që sigurojnë të dhëna dhe rezultate përfundimtare më të sakta, por u japin nëpunësve të kontabilitetit kohë të vlefshme duke i bërë proceset më efikase. Kjo u mundëson atyre që të kenë më shumë kohë që të përqendrohen në veprimin si këshilltarë strategjikë për klientët e tyre”, është konstatuar nga njohësit e digjitalizimit të kësaj fushe në takime biznesore e shkencore.
Në anën tjetër, Nëpunësi i Kontabilitetit, ka kohë që vlerësohet si ndër profesionet e para në të cilin është duke gjetur zbatim tekonoligjia informative.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *