
Është një profesion në rritje – është shumë kërkues, emocionues, sfidues dhe mbi të gjitha, shpërblyes. Bëhet fjalë për një profesion që ka për detyrë të kuptojë se si punon një biznes në mënyrë që të jap më pas shifra të sakta që tregojnë saktësisht performancën e biznesit. Nëpunës Kontabiliteti apo “Bookkeeping” ofron mundësi të jashtëzakonshme të karrierës për dy gjinitë dhe për të gjitha moshat me eksperienca të ndryshme.
Libërmbajtja, siç njihet ndryshe profesioni i Nëpunësit të Kontabilitetit, paraqitet si domosdoshmëri për të gjitha llojet e biznesit, pa marr parasysh industrinë në të cilën veprojnë apo madhësinë e tyre. Kërkesa për këtë profesion është globale dhe bazohet në nevojat që, çdo ditë e më shumë, paraqiten për detyrat që mund t’i kryej ky nivel certifikimi.
Nevoja për Nëpunës Kontabiliteti është e ndërlidhur me atë të profesionit të kontabilistëve në përgjithësi që është paraqitur vite e shekuj më parë.
Sistemi bazë i kontabilitetit të dyfishtë u shpik më shumë se pesëqind vjet më parë nga matematikani Italian – Luca Pacioli. Sistemi i tij vazhdon edhe sot të përdoret në të gjithë botën, duke e bërë kontabilitetin një profesion të vërtetë ndërkombëtar. IKAF kohët e fundit, ka krijuar kushte të favorshme dhe moderne për trajnime dhe certifikime të libërmbajtësve. Instituti gjithashtu do t’ju ofrojë ndihmë atyre që tashmë kanë një kualifikim ose kanë punuar si libërmbajtës për shumë vite, por që tani duan mbështetjen e një organizate profesionale për të rritur perspektivat e karrierës.
NJË KARRIERË NË LIBËRMBAJTJE
Çdo biznes, pa marrë parasysh nivelit dhe madhësisë, kërkohet nga ligji për të “udhëhequr librat”. Kjo përfshinë regjistrimin e transaksioneve financiare të një biznesi, duke hyrë gjithçka në një kompjuter e së fundmi në një sistem cloud, si PlanetAccountin.org. Pra kontabiliteti e posaçërisht “Bookkeeping” mund të jetë karriera e juaj nëse jeni mirë i organizuar dhe metodik, që vije si rrjedhojë edhe eksperiencës në punë me dokumente.
Njerëzit e të gjitha moshave po bëhen procesues dhe libërmbajtës. Të rinjtë nga shkolla ose kolegji mund të arrijnë një kualifikim profesional të tillë, që hapë një botë krejt të re biznesi që paraqet hapin e parë drejtë një kontabilisti të kualifikuar. Njerëzit më të pjekur sjellin vite përvojë në rolin e tyre dhe janë të kërkuar nga bizneset. Shumë prej tyre që kërkojnë punë janë nënat që dëshirojnë të gjejnë një karrierë të paguar mirë drejtë një biznesi kontabël nga shtëpia, ndërsa ende e rrisin fëmijën e tyre.
JU DHE INSTITUTI
Instituti KAF u krijua për të ofruar një sërë kualifikimesh profesionale që pasqyrojnë nevojat e biznesit dhe aspiratat e njerëzve që dëshirojnë të hyjnë në profesion. Ekziston për të përfaqësuar AUDITUESIT, FINANCIERËT DHE KONTABILISTËT në të gjitha nivelet dhe për të promovuar profesionalizmin e auditorëve/financierëve/kontabilistëve për biznesin, Qeverinë dhe publikun e gjerë.
Të bëhesh anëtar i Institutit është si bashkimi me një klub. Ju do të merrni mbështetje të fortë në vazhdimësi nga një ekip profesionistësh të kualifikuar. Ju do të keni qasje në këshilla ligjore dhe teknike falas. Ju do të keni mundësi të takoni profesionist të tjerë dhe të përditësoni aftësitë tuaja nëpërmjet seminareve të vazhdueshme të zhvillimit profesional.
Instituti tanimë është bërë pjesë e iniciativave rajonale ku do shtrij trajnimet edhe në CMA. Ka krijuar partner rajonal dhe së fundmi edhe nga Amerika dhe Anglia, duke e bërë Institutin kontribuues të promovimit dhe zhvillimit të profesionit në rajon.
Opinion nga Bujar Krasniqi