N J O F T I M

Njoftohen anëtarët e Institutit KAF se Kuvendi i Anëtarëve në mbledhjen e mbajtur me 26 korrik 2024, ka marr Vendim për shpalljen e nominimeve për kandidatë për anëtarë të Bordit Drejtues të Institutit KAF për mandatin e ardhshëm katër (4) vjeçar.

Anëtarë të Bordit mund të jenë personat me përgatitje dhe eksperiencë profesionale në fusha të ndryshme të ekonomisë, drejtësisë, auditimit apo arsimit.

Të drejtë për nominimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Institutit kanë anëtarët e Institutit.

Anëtarët e Bordit të Institutit nominohen me shkrim nga një apo më shumë anëtarë të Institutit.

Nominimi i kandidatëve bëhet me shkrim përmes formularit të caktuar i cili merret në administraten e Institutit dhe i dorëzohet Komisionit për pranimin e nominimeve përmes  administratës së Institutit,

Periudha për pranimin e nominimeve është nga data 30.07.2024 deri me datën 04.08.2024, gjatë ditëve të punës nga ora 9:30 deri në ora 12:00. 

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit bëhet nga Anëtarët e Kuvendit me shumicë të votave.

Inkurajohen anëtarët e Institutit të shfrytëzojnë të dejten e tyre

Shtojcë e këtij Njoftimi është Vendimi i Kuvendit të Anëtarëve i dates 26.07.2025.

Shkarko vendimin: Kliko këtu

Prishtinë, 27.07.2024

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *