KUSH ËSHTË VLERËSUES I BIZNESEVE I CERTIFIKUAR, dhe si mund të bëheni ju?

Ndërsa shumë janë të njohur me titujt profesional si Kontabilist i Certifikuar dhe Auditor i Certifikuar, pak janë të vetëdijshëm për një titull me rritje të shpejtë nëpër botë e që përqendrohet në një fushë me rritje edhe më të shpejtë siç është ajo e vlerësimit të biznesit: Vlerësues i Biznesit i Certifikuar.

Një vlerësim i biznesit është një proces i përgjithshëm i përcaktimit të vlerës ekonomike të një njësie të tërë biznesi ose kompanie. Vlerësimi i biznesit mund të përdoret për të përcaktuar vlerën e drejtë të një biznesi për një larmi arsyesh, duke përfshirë vlerën e shitjes, krijimin e pronësisë së partnerit, tatimin… Pronarët shpesh u drejtohen vlerësuesve profesionistë të biznesit për një vlerësim objektiv të vlerës së biznesit.

Vlerësuesit e Biznesit të Certifikuar janë specialistë vlerësimi të trajnuar për të vlerësuar firmat private dhe ato publike, duke përcaktuar profitabilitetin, pasuritë e prekshme dhe të pa-prekshme dhe rrjedhën e keshit. Vlerësimi si një profesion i specializuar i financave është rritur që nga paraqitja e standardeve të kontabilitetit të vlerës së drejtë për vlerësimin e letrave me vlerë, siç është tema 820 e Kodit të Standardeve të Kontabilitetit FASB, Matjet e vlerës së drejtë.

Vlerësuesit e Biznesit të Certifikuar duhet t’i përmbahen një standardi të rreptë të profesionalizmit, së bashku me një kod të etikës, të dyja rishikohen dhe azhurnohen për të përmbushur standardet më të larta. Për shkak të natyrës së punës është me rëndësi të madhe që ata të jenë të paanshëm, për të siguruar vlerësime të drejta.

Për të fituar titullin Vlerësues i Bizneseve i Certifikuar ju duhet të ndjekni programin trajnues/certifikues të ofruar nga IKAF, për të cilin shumë shpejt do të hapim konkursin e regjistrimeve. Ky program përbëhet nga module të ndryshme për specializim në vlerësimin e bizneseve. Materialet studiuese janë të krijuar nga organizata kanadeze për Licencimin e Vlerësuesve të Bizneseve, tek e cila ju do të përfitoni njohje dhe të ushtroni profesionin nëpër botë.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *