Kontabilistët e së Ardhmes: Për të ndryshuar biznesin tuaj, duhet ndryshuar mendësinë

Rritja demografike, ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve, ambienti dinamik i taksave dhe rregullatorit, teknologjia dhe një sërë faktorësh tjerë janë duke ndikuar aktivisht në të ardhmen e kontabilitetit. Ky ndikim po e krijon një shkallë të paprecedent të ndryshimeve.

Kështu thuhet në raportin e gjigantit botëror të hulumtimeve “Thomson Reuters”, në të cilin paraqiten disa udhëzime për orientimin e Kontabilistëve të Certifikuar gjatë së ardhmes.

Në këtë raport thuhet se kontabilistët profesionistë në të ardhmen mund të jenë këshilltarë të besueshëm të klientëve tyre ose historian financiarë. E ardhmja kontabilitetit thuhet se ka filluar dhe, sipas këtij raporti, kërkohet nga kontabilistët që të jenë të gatshëm t’i përqafojnë ndryshimet.

Këtu mund ta gjeni publikimin e plotë të “Thomson Reuters”.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *