6 veprimet që kompanitë duhet t’i bëjnë gjatë verës

31 marsi ka shkuar, që do të thotë se ka edhe shumë muaj deri te raportimet tjera të tatimore, përjashtuar periudhat 3 mujore.

Edhe pse vera është një periudhë e gjatë dhe adekuate për t’u reklasuar, ka një sërë gjërash që mund të kryhen brenda kompanive për të avancuar sado pak njohuritë dhe praktiken.

Stephen Mankowski, pronar i Mankowski Associates CPA LLC dhe presidenti paraprak i Konferencës Kombëtare amerikane të CPA-ve (Kontabilistëve Profesionistë të Certifikuar), ka bërër një listë të objektivave parësore që shumë nga anëtarët e NCCPAP – përfshirë edhe veten – synojnë t’i adresojnë në këtë kohë të vitit.

1. Edukimi i vazhdueshëm
Në vend që të presësh deri në fund të vitit ose në fund të periudhës raportuese që mësosh njohuri të reja, tani është një kohë e mirë për të gjithë anëtarët e stafit, jo vetëm pronarët, për të plotësuar çdo zbrazëti të njohurive e tyre ose për të përmirësuar ndonjë dobësi.

2. Operacionet e kompanisë
Firmat e zgjuara mbajnë mbledhjet e stafit për të vlerësuar dhe rishikuar sezonin paraprak të taksave, për t’u përgatitur për të ardhmen, dhe për të përcaktuar planin e tyre jashtë sezonit. Në veçanti, ata rishikojnë nivelet e tyre të stafit për të parë nëse ata kanë staf të mjaftueshëm gjatë sezonit të zënë, dhe nëse kanë mjaft për bilancin e vitit.

3. Teknologji – hardware
Udhëheqësit e kompanive dhe financierët duhet që të shqyrtojnë punën e kompjuterëve dhe laptopëve në ndërmarrje për të parë nëse ato kryhen siç pritet dhe nëse ka nevojë të zëvendësohen. Së fundi, nga një perspektivë e harduerit, firmat duhet të marrin në konsideratë se si është duke performuar stafi në raport me ndryshimet e mëdha të indsutrisë, si rrjedhojë e zhvillimeve teknologjike.

4. Teknologji – Sofware
Tani është një kohë e mirë për t’i kryer përmirësimet dhe përditësimet e programeve (softuar-ve), dhe për të kontrolluar nivelin e sigurisë kibernetike të firmës.

5. Konsideroni platformat “Cloud”
Për ata që ende nuk kanë filluar t’i praktikojnë platformat programet “Cloud”, tani është koha e duhur për të shqyrtuar fillimin e përdorimit të tyre. Sipas Mankowski-t, përdorimi i tyre përmes çdo pajisje që ka qasje në internet, përditësimi dhe procesimi automatik i të dhënave, ju lehtëson punën dhe ju kursen nga shpenzimet për blerjen apo mirëmbajtjen e një serveri.

6. Rimbushni bateritë
Është shumë nevojshme për punonjësit që t’i marrin pushimet dhe të kalojnë kohë me familjet e tyre. Kjo ndikon në mbushje me energji për të vazhduar sezonin e ri të punëve.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *