IKAF shënon mbylljen e vitit 2023 të mbushur me arritje!

Me datë 15 Dhjetor 2023, IKAF ka shënuar një mbyllje të suksesshme të vitit. Me një periudhë të mbushur me ngjarje emocionuese dhe arritje të shquara.

Instituti gjatë gjithë vitit 2023 ofroi edukimin mbi standardet më të larta të cilësisë, me metodat më moderne, dhe teknologjinë më inovative! 

Gjatë gjithë vitit, IKAF ka lidhur e ri-dizajnuar partneritete. Dëshirojm të shprehim vlerësimin për të gjithë partnerët me të cilët kemi bashkëpunuar dhe ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin e qëndrueshëm tek ne. Shpresoj se viti i ardhshëm do të na paraqesë mundësitë për ta çuar partneritetin tonë në lartësi më të mëdha.

Misioni ynë për të fuqizuar çdo anëtarë për të arritur më shumë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.2

Një pjesë e arsyes se pse lidhja IKAF anëtarë është kaq e fortë është përkushtimi ynë i përbashkët ndaj profesionit.

Mbyllja e vitit për IKAF është një kapitull triumfal që thekson përkushtimin ndaj qëllimeve dhe vlerave të organizatës. Ndërsa, shikojmë pas, presim me padurim sfidat dhe mundësitë e një viti të ri, duke mbetur të fokusuar në përpjekjet tona për të bërë një ndryshim pozitiv edhe më të madh – drejt globalizimit të shërbimeve tona.

Punonjësit e bashkëpunëtorët janë padyshim thelbësore për suksesin tonë të vazhdueshëm si organizatë. Prandaj, falënderojm të gjithë punonjësit për një vit të suksesshëm, dhe e fundit, por sigurisht jo më pak, jemi mirënjohës për drejtimin dhe mbështetjen e Kuvendit dhe Këshillit Drejtues, ligjëruesve, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Institutit KAF.

IKAF i falenderon të gjithë pjesëmarrësit, që me pranin e tyre i shtuan madhështin mbrëmjes festive.

Gëzuar Festat e Fundvitit!
Ju urojmë fillim të mbarë në vitin 2024.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *