
Instituti KAF rikthehet me një episod të ri të Podcastit të IKAF, këtë herë me mysafir Fadil Halilin, anëtar i Kuvendit të IKAF, Partner në “Financat & Partnerët” dhe Drejtor Menaxhues/Partner në “Perfect Paper Cups”.
Në këtë episod, biseda do të fokusohet në disa prej temave më të rëndësishme për profesionistët dhe sipërmarrësit: financat, zhvillimin e biznesit, sipërmarrjen dhe sfidat që shoqërojnë ndërtimin e një karriere të suksesshme profesionale.
Përvoja e tij në fushën e financave dhe menaxhimit sjell një perspektivë praktike mbi mënyrën se si njohuritë profesionale, vendimmarrja dhe përkushtimi mund të shndërrohen në vlerë konkrete për biznesin.
Përmes një bisede të hapur, episodi synon të sjellë përvojë dhe këndvështrime të vlefshme për profesionistët e financave, sipërmarrësit dhe të gjithë ata që janë në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit profesional.
🎙️ I ftuar: Fadil Halili
📅 Data: 08 tetor 2026
🕗 Ora: 20:00
Mos e humbisni episodin e ri të IKAF Podcast – “Zëri i profesionistëve të financave”.