IKAF organizon Javën e Kontabilistëve 2026 me aktivitete profesionale, seminare dhe rrjetëzim

9–15 nëntor 2026

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kontabilitetit, organizon Javën e Kontabilistëve 2026, një program të veçantë aktivitetesh që synon promovimin e profesionit të kontabilistit, zhvillimin e vazhdueshëm profesional, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e komunitetit të profesionistëve të financave.

Nën moton “Së bashku për profesionalizëm, dije dhe rrjetëzim!”, nga 9 deri më 15 nëntor 2026, IKAF do të organizojë një sërë aktivitetesh, trajnimesh dhe takimesh me anëtarët, duke krijuar mundësi për avancim profesional dhe diskutim të drejtpërdrejtë mbi sfidat dhe të ardhmen e profesionit.

Pesë seminare dhe trajnime profesionale

Pjesë e programit janë pesë seminare dhe trajnime profesionale, të cilat mbulojnë fusha të rëndësishme të kontabilitetit, auditimit, raportimit financiar, tatimeve dhe kontrollit të brendshëm.

Programi përfshin:

1. Certifikatë specializimi në SNRF (IFRS) – Niveli bazë

  • Data: 9–10 nëntor 2026
  • Vendi: Resort Holiday, Sllatinë
  • Njohja profesionale: 10 orë EVP/CPD.

Trajnim i dedikuar profesionistëve që përgatisin, rishikojnë ose përdorin pasqyrat financiare, me fokus në kuptimin dhe zbatimin e kërkesave kryesore të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

2. Auditimi i Performancës

  • Data: 9–10 nëntor 2026
  • Vendi: Resort Holiday, Sllatinë
  • Njohja profesionale: 10 orë EVP/CPD.

Seminar praktik për vlerësimin e performancës institucionale, analizimin e rezultateve dhe shndërrimin e evidencave të auditimit në rekomandime konkrete dhe të zbatueshme.

3. Trajtimi tatimor i shpenzimeve afariste: klasifikimi, kufizimet dhe zbatimi në praktikë

  • Data: 14 nëntor 2026
  • Vendi: Salla e IKAF-it, Prishtinë (në klasë dhe online)
  • Njohja profesionale: 5 orë EVP/CPD.

Trajnim që trajton klasifikimin dhe trajtimin tatimor të shpenzimeve afariste, kufizimet përkatëse dhe zbatimin e tyre në situata praktike.

Seminar i dedikuar menaxhmentit, zyrtarëve financiarë, auditorëve dhe profesionistëve institucionalë, me fokus në bashkëpunimin ndërmjet strukturave organizative, forcimin e kontrollit të brendshëm, menaxhimin e rekomandimeve të auditimit dhe rritjen e llogaridhënies institucionale.

Aktivitetet qendrore dhe takimet me anëtarët

Përveç programeve profesionale, IKAF ka paraparë edhe aktivitete të veçanta për të afruar më shumë institutin me komunitetin e anëtarëve dhe për të krijuar hapësira të hapura kovmunikimi.

10 nëntor 2026 – Aktiviteti qendror

Aktiviteti qendror do të mbahet më 10 nëntor, me këtë program:

  • 13:30–13:40 – Hapja dhe mirëseardhja e pjesëmarrësve.
  • 13:40–13:55 – Fjalimi i CEO-s: arritjet e IKAF-it dhe risitë për anëtarët.
  • 13:55–14:10 – Urimet dhe fjalimet e mysafirëve dhe ligjëruesve.
  • 14:10–14:30 – Pauzë me kafe dhe rrjetëzim profesional.

11–13 nëntor 2026 – Takime dhe bashkëbisedim me anëtarët e IKAF-it

Gjatë tri ditëve do të organizohen takime të drejtpërdrejta me anëtarët, në kuadër të aktivitetit “Kafe me drejtorin e IKAF-it”.

Nga ora 13:00 deri në 16:00, anëtarët do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me drejtorin, të ndajnë sfidat dhe përvojat e tyre profesionale, të diskutojnë për zhvillimet në profesion dhe të propozojnë ide për zhvillimin e mëtejshëm të IKAF-it.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të realizohen edhe intervista të shkurtra me video, përmes të cilave anëtarët do të ndajnë përvojat e tyre profesionale dhe bashkëpunimin me IKAF-in.

Një profesion që zhvillohet përmes dijes dhe bashkëpunimit

Java e Kontabilistëve është më shumë se një seri aktivitetesh. Ajo përfaqëson një mundësi për të vlerësuar rëndësinë e profesionit të kontabilistit, për të promovuar standardet profesionale dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet profesionistëve, institucioneve dhe komunitetit të biznesit.

Përmes këtij programi, IKAF synon të krijojë më shumë mundësi për zhvillim profesional, të dëgjojë nga afër nevojat e anëtarëve dhe të prezantojë risitë dhe shërbimet që kontribuojnë në avancimin e profesionit.

IKAF fton të gjithë anëtarët, kontabilistët, auditorët, profesionistët e financave dhe të interesuarit që t’i bashkohen aktiviteteve të Javës së Kontabilistëve 2026.

Investoni në dije. Zhvilloni profesionin. Festoni së bashku!

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa – IKAF

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *