IKAF organizoi seminarin dhe takimet informuese me partnerët ndërkombëtarë

IKAF, së bashku me përfaqësues të organizatave partnere IFA/IPA dhe IMA, ka organizuar në Prishtinë takime informuese dhe seminar të vlefshëm për kredi n Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Në këtë ngjarje të organizuar për herë të parë në vend nga një institut për certifikime profesionale, janë prezantuar para të pranishmëve në sallë mundësitë që u ofrohen anëtarëve për të përfituar certifikime profesionale me njohje ndërkombëtare.

Udhëheqësi i sektorit të zhvillimit në IFA (Institute of Financial Accountant)  nga Britania e Madhe, Jonathan Barber, ka mbajtur një takim informues, ku ka paraqitur shtrirjen e veprimtarisë së kësaj organizate si dhe mundësitë që të certifikuarit në IKAF do t’i kenë në njohje ndërkombëtare të certifikimeve profesionale, përmes partneritetit IKAF-IFA.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje u mbajtë edhe një takim tjetër informues, i realizuar me një lidhje direkte nga Amsterdami i Holandës me drejtorin e IMA (Institute of Management Accountant) për Evropë, Alain Mulder, i cili shpalosi detaje për certifikimin CMA (Certified Management Accountant).

Mulder në këtë prezantim tha se CMA tashmë ofrohet në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor nga IKAF, si rezultat partneritetit të arritur në mes dy instituteve.

Aktiviteti kryesor i kësaj ngjarje ishte seminari i vlefshëm për EVP me temën “Ndryshimet në fushën e kontabiliteti dhe efekti i teknologjisë në praktikat e punës dhe raportimit”, i mbajtur nga përfaqësuesi i IFA-s, Barber.

Në këtë seminar, Barber përmes shëmbujve ilustrues, arriti të shpjegojë ndikimin e teknologjisë  në fushën e kontabilitetit si dhe në fushat tjera që ndërlidhen me financa.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm mbi 100 profesionistë të fushës së kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *