IKAF në Kuadër të Zhvillimit të Trajnerëve dhe Vlerësuesve të vetë, Mbanë Trajnimin për Trajnerë (ToT)

Stafi i Trajnerëve dhe Vlerësuesve Instiutit KAF, ka ndjekur Trajnimin për Trajner (ToT) të organizuar nga Organizata “International Business Education – BEINT”, më 15 dhe 16 Maj 2021 në Durrës. Ligjëruesi i këtij trajnimi dhe vetë pjesëmarrësit e vlerësuan trajnimin si mjaft të efektshëm dhe me rëndësi për trajnerët. Trajnimi zhvilloi dhe më shumë tek trajnerët dhe vlerësuesit kompetencat profesionale për planifikimin, zhvillimin dhe verësimin.

Me qëllim të rritjes së profesionalizimit dhe kompetencave dhe rritjes së suksesit të punës dhe për të siguruar përmirësimin gradual të aftësisë profesionale dhe ligjëruese dhe të cilësisë së mësimdhënies, Trajnerë të Institutit KAF dhe të tjerë kanë pasur mundësinë që gjatë të Shtunës dhe të Dielës të ndjekin në Durrës trajnimin për Trajnimin e Trajnerëve (ToT). Trajnimi u mbajtë gjatë dy ditëve dhe përfshiu 4 senca te cilat kishin këtë përmbajtje:

Në ditën e parë të trajnimit, janë mbajtur 3 senaca dhe secila seancë kishte veprimtaritë e tyre. Në seancën e parë trajneri ka trajtuar temën lidhur me “Të nxënët e të rriturve”, në seancën e dytë trajneri ka trajtuar temën lidhur me “Planifikimi i një trajnimi”, në seancën e tretë trajneri ka trajtuar temën lidhur me “Zhvillimi i trajnimit dhe rolet e trajnerit”. Në ditën e dytë të trajnimit, është mbajtur 1 senacë e cila poashtu kishte veprimtaritë e saj. Në këtë seancë trajneri ka trajtuar temën lidhur me “Vlerësimi në trajnim”.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit ishin të aftë të:

  • thonë pikëpamjet e tyre për trajnimin nëpërmjet workshopit/punëtorisë si një veprimtari formuese-kualifikuese. 
  • planifikonin me shkrim realizimin e një workshop/punëtorie në fushën e tyre të ekspertizës dhe mësimdhënies. 
  • demonstronin në praktikë rolet që duhet të marrë trajneri. 
  • vlerësonin mënyrën e zhvillimit të workshopit/punëtorisë.

Trajneri u bazua në metodat ndërvepruese, duke kombinuar në mënyrë organike shpjegimin me diskutimet, me punën në ekipe dhe prezantimet e pjesëmarrësve. Metodat, teknikat dhe strategjitë e trajnimit ishin: Ushtrimet e nxemjes për të identifikuar se sa pjesëmarrësit përdorin formate për planifikimin e trajnimeve, identifkojnë elementët e një plani trajnimi, si dhe punë në grupe dhe punë individuale. Trajnimi kishte paraqitje me ppt të strukurave të planifikimit, zhvillimit dhe vlerësimit të trajnimit. U paraqit me shpjegime parimet e të rriturve, treguesit e ndërveprimit, si dhe u hartohuan draft-plane të zhvillimit të trajnimit. Trajnimi u shoqërua ,punë në grupe, me diskutime dhe reflektime të lira për rolin e trajnerit gjatë trajnimit.

BEINT planifikon që këtë trajnim ta organizoj të paktën dy herë brenda vitit!

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *