IKAF bëhet anëtare e Grupit Ndërkombëtar të Kontrollorëve – International Group of Controlling (IGC)

Instituti KAF bëhet anëtare e Grupit Ndërkombëtar të Kontrollorëve – International Group of Controlling (IGC) – Sukses jo vetëm për Institutin KAF dhe shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin tonë

Pas suksesit të madh në vitin që lamë pas, ku Instituti KAF arriti të sjellë kualifikimin dual Gjerman për Kontrollor të Certifikuar dhe të Licencuar, i cili ofrohet nga organizata me renome botërore Controller Akademie (CA), Instituti menaxhoj të bëhet anëtare e familjes ndërkombëtare të Kontrollorëve – International Group of Controlling (IGC).

IGC është themeluar në vitin 1995 nga udhëheqës Gjermanë, Zviceranë dhe Austriakë të kontrollit menaxherial, për të zhvilluar dhe shpërndarë një konceptim të unifikuar të Kontrollit. Sot, IGC ka anëtarë nga më shumë se 15 vende të ndryshme që përbëjnë një rrjet ndërkombëtar për të ndarë ide, për të bashkëpunuar me udhëheqësit e tregut dhe për të formuar të ardhmen e profesionit të Kontrollit dhe edukimit të tij.

IGC është platformë ndërkombëtare e institucioneve dhe organizatave që kuptojnë profesionin e Kontrollit si element thelbësor të menaxhimit të suksesshëm në mënyrë të qëndrueshme.

Ata koordinojnë dhe shpërndajnë:

  • Unifikimin ndërkombëtarë për konceptim dhe terminologji të aplikueshme për kontrollor;
  • Profesion dhe rol të kontrollorëve si partnerë të menaxhmentit;
  • Standarde për kualifikim të kontrollorëve dhe menaxherëve.

Vizioni i tyre është i qartë, dhe ka të bëjë me vendosjen e standardeve të njohura ndërkombëtarisht për edukim dhe praktikë të kontrollorëve.

Në këtë rast, Instituti KAF mbetet i përkushtuar të vazhdoj angazhimin e saj në investim dhe mbështetje në zhvillimin e profesionit në Kosovës dhe rajoni duke synuar më të mirën e interesit publik në përgjithësi.

Lidhja direkte në IGC

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *