IKAF lanson ueb-faqen e re

Është lëshuar në përdorim faqja e re e Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) me dizajn të ri dhe me një numër të madh të risive që do të jenë në shërbim të përdoruesve.

Lëshimi në përdorim i faqes së re është bërë pas një sërë testimesh për t’u siguruar efikasitetin e ofrimit të saktë dhe rregullt të informatave dhe shërbimeve online që IKAF i ofron për studentët, anëtarët dhe të interesuarit tjerë e që kanë të bëjnë me nivelet e certifikimeve dhe partneritetet me organizata ndërkombetare siç janë IMA, AAT, ICB, IIA Global.

Në këtë faqe do të gjenden të gjitha të dhënat për Institutin si dhe për certifikimet e seminaret (EVP/SPD).

Me qenë se faqja është në përpunim e sipër, ju bëjmë me dije se mund të ketë lëshimeve/gabimeve teknike apo atyre përmbajtësore, të cilat do të përmirësohen shumë shpejtë.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *