Flet eksperti i kontabilitetit dhe auditimit

Ndryshimi në çdo aspekt është i domosdoshëm, e posaçërisht në ato fusha që ndërlidhen ngushtë më Teknologjinë Informative (TI). Në këtë kuadër, eksperti i kontabilitetit, Leo R. Moretti, ka bërë një analizë rreth ndryshimit që TI po i imponon kontabilitetit, auditimit dhe financave. Ai ka cituar një thënje të ish presidentit amerikan John F. Kennedy i cili kishte thënë se “Ndryshimi është ligj i jetës. Dhe të gjitha ata që shikojnë vetëm në të kaluarën ose të tashmen, kanë gjasa ta humbin të ardhmen”.

Moretti ka listuar disa komponente të rëndësishme që industria e shëbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe financave duhet t’i ketë parasysh në aspektin e ndryshimit të imponuar nga TI. Ai ka thënë se kontabilistët dhe auditorët duhet t’i kushtojnë rëndësi vlerës së të dhënes dhe ekosistemit digjital i cili është lidhur me:

1. Rritjen eksponenciale të të dhënave;
2. Avancimin e pajisjeve për minimin e të dhënave;
3. Algoritmet, shkenca e të dhënave dhe analiza e të dhënave;
4. Makinë mësimi (Machine learning) dhe intelegjenca artificiale; dhe
5. Fuqi e pakufizueshme e procesimit.

Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm

https://ëëë.accountingtoday.com/opinion/the-future-of-audit-embracing-technology-and-change?brief=00000158-6edb-da3c-af5a-ffff76ed0000

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *