IKAF arrin marrëveshje partneriteti me HOCK International

A JE Auditor i Brendshëm nga Ballkani Perëndimor?

A JE I Gatshëm të avancosh në karrierën tënde ndërkombëtare?

A JE I Gatshëm të bëhesh Auditor Ndërkombëtar i Certifikuar?

Cilat janë Disa nga Benefitet e të qenit CIA? 

Profesionistët me certifikimin CIA® kanë avantazh të theksuar në tregun e punës dhe zakonisht kanë pagesa dhe siguri më të lartë në punë. Sipas raporteve të IIA, një CIA në Shtetet e Bashkuara fiton afërsisht 38,000 dollarë më shumë në vit sesa auditorët që nuk kanë një certifikim nga IIA. Kërkesa për auditorë të brendshëm po rritet gjithashtu, për shkak të shumë organizatave që shtojnë theksin në kontrolle dhe kanë nevojë për ekspertë në qeverisje të korporatave, menaxhimin e riskut dhe kontroll e brendshëm. Një ngritje në rregulloret qeveritare dhe kërkesat e raportimit në nivel ndërkombëtar, si dhe shqetësimi i aksionarëve mbi qeverisjen e korporatave po nxisin gjithashtu, një kërkesë në rritje për Auditorë të Brendshëm të Certifikuar (CIA®).

Gjatë karrierës së tyre, një CIA ka më shumë gjasa të promovohet në pozicione të tilla si menaxheri i auditimit, menaxheri i riskut dhe auditori i brendshëm i lartë sesa kolegët e tjerë që nuk janë certifikuar nga IIA, kur bëhet fjalë për organizata ndërkombëtare. Individët me certifikim CIA madje mund të kalojnë në role ekzekutive si zyrtar kryesor financiar, zyrtar ekzekutiv i auditimit ose i auditimit të brendshëm. Këto janë VETËM DISA nga arsyet që mund të merrni parasysh përpara se të vendosni të fitoni thirrjen tuaj Certified Internal Auditor® (CIA®).

    Si mund të bëhesh CIA nga Instituti i Auditorëve të Brendshëm (IIA)?

Për t’u kualifikuar për të hyrë në provimet e CIA-s, kandidati duhet të ketë një diplomë bachelor të çfarëdo fushe. Për të fituar certifikimin CIA, kandidati duhet gjithashtu, të ketë të paktën dy vite përvojë të auditimit të brendshëm. Mund të jetë e mundur të certifikoheni edhe pa diplomë bachelor, por në vend të saj kërkohen deri në shtatë vite përvojë pune. Nëse jeni në këtë situatë, kontaktoni direkt në IIA për t’u siguruar që i përmbushni kërkesat e tyre. Kandidatët gjithashtu, duhet të paraqesin një Formular Referencë karakteri të plotësuar nga një mbikëqyrës ose bashkëpunëtor i cili gjithashtu, zotëron një certifikim CIA, CCSA, CGAP, CFSA, ose CRMA.

Individët që marrin certifikimin e CIA-s u kërkohet të respektojnë Kodin e Etikës së IIA. Nëse jeni të kualifikuar për të hyrë në provimet për CIA, janë vetëm TRE (3) hapa që ju mbajnë larg nga arritja e thirrjes së CIA-s!

Çfarë duhet të bësh si Auditor i Brendshëm nga Ballkani Perëndimor në mënyrë që të fitosh thirrjen tënde të CIA-s sa më shpejt dhe sigurt që të jetë e mundur?

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (Instituti KAF) dhe HOCK International së fundmi vendosën ti bashkojnë forcat e tyre dhe të zyrtarizojnë rrugëtimin e tyre të gjatë të bashkëpunimit me partneritet. 

Një partneritet që do ju garantojë sukses çdo kandidati nga Ballkani Perëndimor që ka për synim thirrjen CIA.

Por kush është HOCK International meqë ra fjala? Lider ndërkombëtar në përgatitje për provimet e CIA, i cili ndihmon kandidatët për më shumë se 20 vjet duke i konsideruar ata si prioritet kryesorë. Bashkëpunon me çdo kandidat në çdo hap gjatë rrugëtimit të tyre, vetëm për tu garantuar atyre sukses. Përmes partneritetit me Institutin KAF, ata sjellin oferta speciale dhe i ofrojnë programet e tyre me çmimet më të përballueshme, ndërsa ofrojnë vlerën më të mirë për çdo Kandidat nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Nëse jeni gati të avanconi karrierën tuaj, Instituti KAF është këtu për ju. 

A keni pyetje në lidhje me provimet e CIA-s ose materialet HOCK? 

Nëse po, na telefononi në +383 (0) 44 118 346 ose na kontaktoni online në trajnim@ikaf.org. 

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të keni sukses!

01Janar1:00 am31Dhjetor(Dhjetor 31)11:50 pmCIA Certification Exam Prep – SELF STUDY1 Vizitorë ka aplikuar

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *