
Nga data 20 deri më 23 nëntor, IKAF zhvilloi me sukses tre aktivitete profesionale të dedikuara për komunitetin e kontabilitetit, auditimit dhe financave. Këto seminare dhe trajnime ofruan njohuri të thelluara, praktika të avancuara dhe qasje moderne për sfidat që profesionistët përballen sot në sektorin publik dhe privat.
Gjatë këtij seminari u trajtua i gjithë procesi i ekspertizës financiare gjyqësore, nga mënyra e caktimit të ekspertit, analizimi i dokumentacionit, hartimi i opinionit profesional, e deri te argumentimi në gjykatë. Pjesëmarrësit patën mundësi të punojnë me shembuj realë dhe të zhvillojnë aftësitë praktike që kërkohen në procedurat gjyqësore.
Ky trajnim u fokusua në ndryshimet kryesore që sjellin standardet e reja globale të auditimit të brendshëm, me krahasime të qarta ndaj standardeve të kaluara. Ligjëruesit prezantuan mënyrat e zbatimit praktik të standardeve në institucione publike dhe private, duke i përgatitur pjesëmarrësit për tranzicionin drejt qasjes së re globale në auditim.
Ky seminar adresoi rolin, proceset dhe mekanizmat e kontrollit në institucionet publike dhe organizatat buxhetore. Fokusi ishte te menaxhimi efikas i kontratave, procedurat e pagesave dhe auditimi i brendshëm, duke theksuar praktikat që rrisin transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale. Ky seminar u mbajt në Budva të Malit të Zi.
Me këto tre aktivitete të rëndësishme, IKAF vazhdon misionin për edukim, profesionalizëm dhe ngritje të kapaciteteve të komunitetit financiar dhe auditues. Instituti KAF mbetet i përkushtuar që gjatë 20 viteve të funksionimit të sjellë programe me vlerë të lartë praktike dhe akademike për profesionistët në vend dhe rajon.
IKAF – 20 vite duke fuqizuar profesionistë.

