U mbajt seminari mbi Implementimin e SNK/SNRF në Raportimin Financiar dhe Pajtueshmërinë me Kërkesat e KKRF-së në IKAF

Instituti KAF organizoi me sukses seminarin e dedikuar për “Implementimin e SNK/SNRF në Raportimin Financiar dhe Pajtueshmërinë me Kërkesat e KKRF-së”, duke sjellë së bashku profesionistë të fushës së kontabilitetit dhe financave. Ky seminar u fokusua në raportimin financiar sipas Standardit Ndërkombëtar të Kontabilitetit (SNK) dhe Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF), duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe kërkesat rregullatore të Kosovës.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në raste studimore, shembuj praktikë, prezantime interaktive dhe diskutime të thelluara mbi çështjet kryesore të raportimit financiar.

Temat kryesore të trajtuara përfshinë:

  • Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar për Njësitë e Vogla dhe të Mesme (SNRF për NVM) – për një kuptim të qartë mbi rregulloret dhe aplikimin e tyre në praktikë.
  • Ligji Nr. 06/L-032 – Për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim – analiza e kërkesave ligjore për pajtueshmëri.
  • Udhëzimi Administrativ MR – Nr. 07/2019 – për strukturën, përmbajtjen dhe dorëzimin e raportimeve financiare vjetore.
  • Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2020 – për raportimet financiare të mikro-ndërmarrjeve.
  • Raportimi i Pasqyrave Financiare – certifikimi dhe objektivat e pasqyrave financiare për një njësie ekonomike të vogël dhe të mesme.

Seminari shërbeu si një platformë për të ndihmuar profesionistët të përmirësojnë njohuritë e tyre në fushën e raportimit financiar dhe të jenë në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore të Kosovës.

Ky seminar ishte i dedikuar për: ✔️ Kontabilistët dhe auditorët e jashtëm dhe të brendshëm, ✔️ Ekspertët financiarë dhe menaxherët, ✔️ Të gjithë profesionistët e interesuar për zhvillim në fushën e raportimit financiar.

Seminari u mbajt nga z. Hajdar Hoxha, ligjërues dhe bashkëpunëtor profesional në IKAF, me përvojë të gjerë në raportimin dhe menaxhimin financiar.

Instituti KAF mbetet i përkushtuar në zhvillimin profesional të anëtarëve të tij duke ofruar trajnime dhe seminare të cilat ndihmojnë profesionistët të avancojnë në karrierën e tyre dhe të jenë të përditësuar me praktikat dhe legjislacionin më të fundit në fushën e financave dhe kontabilitetit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *