Të certifikuarve si “Nënpunës i Kontabilitetit” po ju hapen fuqishëm dyert drejtë suksesit përmes Punës Praktike e deri tek Punësimi

Prishtinë, 28/01/2021

IKAF ju ofron studentëve të tij shumë mundësi me qëllimin për të orientuar në çdo kohë zgjedhjen e duhur.

E enjte, më datë 28 Janar 2021, Instituti KAF nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi edhe me një tjetër kompani tashmë të dëshmuar në treg ICS COM SH.P.K, e cila merret me shërbime të kontabilitetit, konsulencës dhe jo vetëm.

Takimi u realizua nga përfaqësuesja e Institutit KAF znj. Mejreme Krasniqi-Sadiku, kordinatore e projektit Certifikohu si “Nënpunës i Kontabilitetit” dhe përfito “Punë Praktike”, dhe z.Liridon Gruda pronar i kompanisë ICS COM SH.P.K.



Znj. Sadiku, e vlerësoi lartë gatishmërin e kompanisë ICS COM SH.P.K. dhe e falenderoi pronarin e kompanisë z. Gruda, për mbështetjen e pa kursyer që po i jep këtij projekti si një mundësi e rrallë për studentët e rinjë, për të përfituar Punë Praktike e deri tek punësimi.

Angazhimi i sektorit privat përmes projekteve të përbashkëta, po dëshmon edhe njëherë për rolin dhe ndikimin e madh që ka në këtë shoqëri në përmirësimin e mirëqenies sociale.

IKAF do vazhdon lobimin në arritjen e sa më shumë Memorandumeve të Mirkuptimit, për t’ju dhënë mundësi sa më shumë studentëve të rinjë dhe të Certifikuarve në trajnimin “Nënpunës i Kontabilitetit”.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *