Student në vitin 1, 2 ose 3? Mos e prit diplomën: fillo me Teknikun e Kontabilitetit (me video)

Je student në vitin e parë, të dytë ose të tretë dhe diploma të vjen pas disa vjetësh? Nuk ke pse të presësh. MENTA shpjegon në këtë video si mund të fillosh që tani me Teknikun e Kontabilitetit (TK) në Institutin KAF dhe çka të sjell kjo sa je ende në studime.

Hape formularin e aplikimit

Videoja: student sot, me profesion në dorë

Nëse videoja nuk hapet këtu, shikoje drejtpërdrejt në TikTok. E gjen edhe në faqet e Institutit KAF në Instagram dhe në Facebook.

Tri gjëra që duhet t’i dish

  1. Mund të regjistrohesh që tani. Për regjistrim në TK mjafton diploma e shkollës së mesme; nuk kërkohet diploma e fakultetit.
  2. Nuk e nis nga zero. Për lëndët që i ke dhënë në fakultet mund të kërkosh njohje të moduleve. Në aplikim i zgjedh modulet dhe e ngarkon transkriptën; kërkesën e shqyrton administrata e Institutit KAF dhe vendimi të njoftohet pas shqyrtimit.
  3. Mësimi nuk të përplaset me fakultetin. Ligjëratat mbahen kryesisht jashtë orarit të punës.

Katër modulet e TK-së

  • F1 – Kontabilisti në Biznes
  • F2 – Kontabiliteti Menaxherial
  • F3 – Kontabiliteti Financiar
  • F6 – Tatimet

Çka mund të punosh me TK

Kualifikimi të përgatit për pozita në sektorin privat dhe në atë publik, si: zyrtar kontabiliteti, specialist i pagave, asistent tatimor, zyrtar financiar dhe analist financiar junior.

Vetëm fakulteti, apo fakulteti dhe TK?

Me TK mund të kërkosh punë në profesion sa je ende student dhe studimet t’i vazhdosh me të ardhurat e tua. Rruga nuk mbaron aty: pas Teknikut të Kontabilitetit vjen Kontabilisti i Certifikuar, e pastaj Auditori i Certifikuar.

Si të fillosh

Aplikimin e nis vetë kandidati, online. Çmimet, fazat e konkursit Mars 2027 dhe zbritjet që vlejnë sot i gjen te faqja e konkursit për Teknik të Kontabilitetit. Hapat e formularit i ke të shpjeguar te artikulli Si aplikohet online në IKAF, hap pas hapi.

Apliko online

Në cilin vit je? Na shkruaj në koment te videoja. MENTA mëson bashkë me ju; nga 1 janari bëhet mentor i secilit.

Gati për hapin e parë?Aplikimin e nis vetë kandidati, online, në pak minuta.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *