
Sfida që teknologjia po i krijon profesionit të Auditorit të Brendshëm, do të jetë tema kryesore që do të diskutohet në këtë konferencë.
Çfarë ndryshimi po i imponon teknologjia këtij profesioni..?
Shërbimi për Auditim të Brendshëm (IAS) do të mbajë sot (6 nëntor) konferencën vjetore ndërkombëtare. Konferenca do të fokusohet në sfidat globale që afektojën Auditimin e Brendshëm (IA) dhe do të hapet nga zëvendës/presidenti i parë i Komisionit Europian, Frans Timmermans.
Duke pasur parasysh se sfidat globale që po afektojnë në profesionin e IA janë duke ndryshuar në atë nivel sa që kanë kaluar parashikimet, këtë vit konferenca e IAS do të synojë që të fokusohet në sfidat e Auditorëve të Brendshëm në mënyrë që të përpilohen strategjitë, veprimet dhe çasjet që konsiderohen më efektive që ofrojnë rezultate me vlerë të shtuar dhe siguri.
Ndryshimet e vazhdueshme industriale janë duke i sfiduar qevertië dhe organizatat që të jenë në hap me zhvillimin eksponencial të inovacioneve në teknologji. Kjo ka bërë që profesioni i IA të ketë disa adoptime për nevojat pasuese.
Në njërën anë, duke ditur se bota po ndryshon shumë shpejtë, bënë që detyra e auditorit të jetë më e komplikuar që të qëndrojë jashtë riskut dhe të ketë mundësi që lehtësisht t’i kryej detyrat e tyre. Ndërsa në anën tjetër, inovacioni mund të dërgojë në hapësira të reja të fokusit të auditimit, duke kërkuar njohuri të reja teknike.
Për këtë arsye, në këtë konferencë do të studiohen ndryshimet aktuale dhe potenciale që afektojnë këtë profesion.