Seminari “Auditimi i Performancës dhe Roli i Zyrtarëve” përmbyllet me sukses në Ulqin

Ulqin, 21-24 Maj 2026

U mbajt me sukses seminari profesional “Auditimi i Performancës dhe Roli i Zyrtarëve”, i ligjëruar nga Lirim Amiti.

Në këtë seminar morën pjesë 47 zyrtarë nga disa institucione publike të Kosovës, duke përfaqësuar sektorë të ndryshëm të administratës publike. Pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi konceptet dhe praktikat e auditimit të performancës, si dhe të diskutojnë mbi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të zyrtarëve në përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në institucionet publike.

Gjatë katër ditëve të trajnimit u trajtuan tema praktike dhe studime rasti që ndihmojnë në kuptimin më të mirë të procesit të auditimit të performancës, matjes së rezultateve dhe përdorimit të të dhënave për vendimmarrje më të mirë institucionale. Po ashtu, pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja nga institucionet e tyre, duke krijuar një ambient bashkëpunues dhe profesional.

Ky seminar kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve publikë dhe në rritjen e standardeve të qeverisjes së mirë në Kosovë.

IKAF vazhdon të mbetet i përkushtuar në ofrimin e trajnimeve cilësore dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional për profesionistët e sektorit publik dhe privat.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *