
Me rastin e 20-vjetorit të Institutit KAF, ne kemi kënaqësinë të shpallim një mundësi të veçantë për rikthimin dhe reaktivizimin e anëtarëve pasivë dhe për ata që duan të bëhen pjesë e komunitetit tonë për herë të parë. Ky është një hap i rëndësishëm në vazhdën e përpjekjeve tona për të mbështetur zhvillimin profesional të individëve dhe të ofruar mundësi të reja për të gjithë ata që janë angazhuar me IKAF.
Periudha e rikthimit: 4 prill – 30 qershor 2025
Apliko KËTU.
Kjo mundësi është krijuar për të lehtësuar rikthimin e anëtarëve që kanë humbur lidhjen me Institutin tonë dhe për të inkurajuar studentët dhe profesionistët që kanë interes të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe financave.
Çfarë ofrojmë për anëtarët dhe studentët?
Kushtet për përfitimin:
Për të përfituar nga kjo mundësi, anëtarët që synojnë rikthimin duhet të vijojnë së paku 24 EVP (Edukimi i Vazhdueshëm Profesional) deri më 31 maj 2025. Ky kusht është për ata që synojnë rikthimin për vitin 2025. Për ata që planifikojnë të rikthehen në vitin 2026, ata duhet të vijojnë EVP-të gjatë gjithë vitit 2025 dhe të aplikojnë për t’u rikthyer gjatë periudhës së fushatës.
Njoftim i rëndësishëm:
Ky vendim nuk vlen për ata që janë regjistruar ose kanë paguar para datës së shpalljes së këtij njoftimi. Ata mund të vazhdojnë me anëtarësinë e tyre, por nuk mund të përfitojnë nga ky njoftim.
Pse kjo nismë është kaq e rëndësishme?
Në një periudhë kur rritja e çmimeve dhe sfidat ekonomike kanë ndikuar në mundësitë e zhvillimit profesional, IKAF është e përkushtuar të ofrojë mbështetje për ata që kanë mbetur pasivë ndër vite. Kjo fushatë është një mundësi për të rifilluar dhe për të angazhuar përsëri në rrugëtimin tuaj profesional.
Kush mund të përfitojë nga kjo fushatë?
Me këtë fushatë, ne po ofrojmë mundësi të reja për rritje dhe rikthim. IKAF ka ndërtuar një reputacion të fortë gjatë 20 viteve të fundit, dhe tani është koha të bashkoheni me ne për të ecur përpara në karrierën tuaj.
? Si mund të aplikoni?
Për t’u regjistruar dhe për të përfituar nga kjo mundësi, ju mund të plotësoni formularin e aplikimit në Google Forms duke klikuar KËTU.
Rikthehu. Rritu. Ri-ndërto karrierën me IKAF!