Pse duhet përdorur platformat “Cloud” në këtë kohë pandemie?

Në këtë kohë pandemie, shumë ndërmarrje të profileve të ndryshme në mbarë botën, si rezultat i reduktimeve të lëvizjeve nga shpërndarja e COVID-19, kanë vendosur që të rivendosin komunikimin mes stafit në formën “online”. 

Si rrjedhojë e kësaj, ndërmarrjet shërbyese e kanë avancuar edhe më tej komunikimin online edhe me klientët, duke shfrytëzuar platforma të ndryshme që funksionojnë të bazuara në “Cloud”, për të kryer shërbime.

Edhe firmat e kontabilitetit janë duke e sforcuar edhe më shumë këtë mënyrë të kryerjes së shërbimeve me klientët e tyre. Në të njëjtën. edhe ndërmarrjet që merren me zhvillimin e programeve “Cloud” kanë investuar shumë në nxitjen dhe shtimin e përdoruesve. Sipas tyre, përdorimi i këtyre programeve, minimizon problemet që po lindin si pasojë e kësaj krize globale. 

Po çka në të vërtetë janë platformat “Cloud”?

Përmes përdorimit të këtyre platformave/programeve, u mundësohet që kompanitë të krijojnë një ambient pune virtual, i cili paraqitet si vazhdim i atij fizik, dhe pa pasur pasoja. Duke përdorur pajisje që kanë qasje në internet si kompjuterë (desktop), laptopë, tabletë, telefona të mençur dhe të ngjashme, ata mund të qasen direkt në këto platforma, në të cilat janë të vendosura të gjitha operacionet brenda ndërmarrjeve si dhe komunikimi me klientë. 

Duke qenë se bota ndodhet në restriksione të mëdha si pasojë e pandemisë COVID-19, zhvilluesit e këtyre platformave e shohin tani si mundësi që edhe kompanitë që fushë-veprimtari primare kanë kontabilitetit, t’i shfrytëzojnë ato, në mënyrë që të mos ketë hendeqe në aspektin e komunikimit dhe këshillëdhënies së klientëve. 

Në një raport të botuar nga kompania “Right Networks” jepen përgjigje të shumta në aspektin se përse tani duhet që kompanitë të përdorin këto lloj programesh? si dhe sa lehtë është që të përdoren ato në firma të vogla dhe sa në ato të mëdha?

IKAF e sjell këtë raport të gatshëm për lexuesit. 

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *