Përgjigje në pyetjet e anëtarëve për ligjëratat online

IKAF është duke e monitoruar nga afër gjendjen e krijuar nga COVID-19, për të ndërmarr veprime praktike në mënyrë që të sigurohet për shëndetin dhe sigurinë e anëtarëve, kandidatëve dhe të tjerëve që janë pjesë e komunitetit tonë. 

Siç është cekur edhe në njoftime e publikimet e fundit, IKAF ka vendosur që të mos organizojë për momentin trajnime apo ngjarje tjera të ngjashme në klasë, bazuar në këshillat dhe vendimet e dala nga Qeveria e Kosovës, për t’iu shmangur tubimeve dhe për të ruajtur distancën sociale mes njerëzve. 

Ne jemi duke punuar shumë që të zhvendosim të gjitha ngjarjet e organizuara deri më tani në klasa, në versionet “Online”. Kjo iniciativë e IKAF është bërë që anëtarëve t’u lejohet mundësia të procedojnë me Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP). Siç dihet, kjo do të jetë një iniciativë e vështirë dhe, për këtë arsye, kërkojmë nga i gjithë komuniteti ynë që të bashkëpunojnë, në mënyrë që të realizohet ky qëllim. 

Duke i parë zhvillimet e fundit në lidhje me përhapjen e COVID-19, dhe pamundësinë që të parashikohet përfundimi i kësaj periudhe emergjente, IKAF ka vendosur që të përqendrohet tërësisht në ofrimin e shërbimeve në versionin online, përfshi dhe të gjitha ligjëratat e trajnimet. 

Në vazhdim i gjeni sqarimet shtesë për operimin online, përmes përgjigjeve në pyetjet më të shpeshta të bërë nga ju.

Pyetjet dhe Përgjigje mund ti gjeni duke klikuar këtu

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *