Përfundoi me sukses trajnimi për ZKA, i ofruar nga IKAF, me temën “Menaxhimi i Rrezikut”.

Trajnimi i ofruar për Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) nga Instituti KAF, me temën “Menaxhimi i Riskut”, u ligjërua nga trajneri z.Lirim Amiti.

  Z. Amiti ligjëron në disa module në Institutin KAF, në kuadër të programeve certifikikuese, si:

  • 1) Menaxher i Rrezikut i Certifikuar 
  • 2) Auditor i IT
  • 3) Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik

Trajnimi “Menaxhimi i Rrezikut” është ofruar në kuadër të zbatimit të planit të trajnimeve të fundit nga ZKA për muajin shtator:

 “Materialiteti cilësor në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë” nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë dhe  “Menaxhimi i rrezikut” nga Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF). 

Në kuadër të trajnimit “Menaxhimi i rrezikut” janë shqyrtuar mjetet dhe teknikat praktike për të zhvilluar në mënyrë efektive vlerësimin e materialitetit dhe menaxhimin e rrezikut në organizatë përmes rasteve studimoreve, ushtrimeve praktike dhe çështjeve aktuale.

Marrë parasysh se Institucionet Supreme të Auditimit kanë rol të domethënës në aspektin e vlerësimit të menaxhimit të rrezikut për institucionet e sektorit publik, mbajtja e trajnimit “Menaxhimi i rrezikut” për auditorët është i rëndësishëm edhe për të ardhmen gjatë auditimeve të tilla. 

Punonjësit e ZKA-së kanë marrë më shumë informata mbi menaxhimin e rrezikut; çfarë është rreziku; konteksti dhe objektivat; vlerësimi i rrezikut; veprimet ndaj rreziqeve; si dhe monitorimi, komunikimi dhe raportimi. 

Burimi: ZKA – bit.ly/ikaf-zka-trajnim

Trajnimin e ngjashëm mundeni të vijoni,  duke u regjistruar në linkun në vijim:

25NëntorGjithë ditënKontrolli i Brendshëm, Menaxhimi i Rrezikut dhe Krijimi i Regjistrit të Rrezikut25 – 29 Nëntor 2022 ( 10 orë/EVP ) Pjesëmarrja: 590.00 € EVP (CPD): 10 Rezervimi: 21 Nëntor 2022 Lokacioni: Shqipëri 11 Vizitorë kanë aplikuar

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *