Njoftim nga ATK letsohët mënyrën e raportimit te raporteve financiare për Biznese

Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar ne bashkëpunim me Administratën Tatimore te Kosovës, ne përpjekje  t’ju lehtësoj mënyrën e raportimit te raporteve financiare bizneseve te regjistruara ne Kosove, se shpejti do te ofroje shërbimin elektronik te raportimit përmes sistemit EDI, sipas Ligjin 06L-032 për Raportim Financiar, Kontabilitet dhe Auditim.

Obligues për te deklaruar raportet financiare, janë te gjitha bizneset e regjistruara ne Kosovë varësisht nga kategorizimi siç përcaktohet me Ligj për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim dhe me Udhëzimet Administrative 07/2019 për strukturën, përmbajtjen dhe dorëzimin e raporteve financiare vjetore dhe Udhëzimit Administrativ 01/2020 për raportimet financiare  te Mikro ndërmarrjeve.

Pasqyrat financiare të shoqërive tregtare që auditohen në pajtim me SNA-të dhe në pajtim me nenin 7, paragrafi 1., dhe nenin 8, paragrafi 1. të këtij Ligji, dorëzohen , jo më vonë se më 30 prill të vitit vijues.

Pasqyrat financiare të konsoliduara që auditohen në pajtim me SNA-të dhe në pajtim me nenin 10 paragrafi 1. të këtij Ligji, dorëzohen jo më vonë se me datën 30 qershor të vitit vijues.

Për mënyrën e deklarimit, bizneset subjekt te këtij Ligji do të kenë mundësinë që t’ju referohen mostrave dhe udhëzuesve që do të publikohen në Sistemin Elektronik EDI dhe në format tjera te informimit​.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *