Njoftim i rëndësishëm: Regjistrimi i mallrave në stoqe deri më 10 Janar 2025

Të nderuar anëtarë të Institutit KAF, kontabilistë, këshilltarë tatimorë dhe bizneset tatimpaguese,

Të gjithë tatimpaguesit janë të obliguar në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë duhet të jetë i gatshëm më së largu deri më datë 10 janar të vitit 2025, të përfundojnë regjistrimin e mallrave në stoqe për fundin e vitit kalendarik 2024, sipas çmimit të kostos.

Çfarë duhet të përmbajë regjistri?
Emërtimin e mallit
Njësinë matëse
Sasinë
Çmimin
Vlerën

Mosrespektimi i këtij afati mund të rezultojë në masa ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.
Për një menaxhim të saktë dhe shmangie të penaliteteve, sigurohuni që regjistrat të jenë të plotë dhe në dispozicion për inspektim.

Faleminderit për bashkëpunimin!Instituti KAF – Partneri juaj në profesionalizëm!

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *