Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes Institutit KAF dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Prishtinë, 22 Mars 2024

Në një ngjarje të rëndësishme për arsimin, zhvillimin profesional dhe shekncor, sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkpunimit në mes Institutit KAF dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi ka për qëllim: Avancimin e profesionit në kontabilitet dhe auditim dhe thellimin e njohjes së standardeve ndërkombëtare të edukimit IES; Krijimin e programeve të përbashkëta akademike, në fushat ku Instituti KAF dhe Fakultetit Ekonomik kanë interes të përbashkët të ngritjes së kapaciteteve akademike dhe profesionale të dy palëve; Ofrimi falas i platformës online të kontabilitetit “IKAF Books+” për të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik, dhe trajnimi i studentëve për aplikimin e këtij softveri të kontabilitetit në praktikën kontabël, ku studentët duhet vizitojnë adresën www.books.ikaf.org dhe duhet së pari të marrin e- mail nga Instituti KAF @ikaf.org, për ta përdorur platformën online falas;

Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi për zhvillim të përbashkët të projekteve inovative, organizimin e seminareve, konferencave të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e përvojave pedagogjike dhe mësimore midis Institutit KAF dhe Universitetit të Prishtinës, Fakultetit Ekonomik, po ashtu mund të mbështesin njëra tjetrën në projekte reciproke, të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta dhe bashkërisht të realizojnë projekte në fushën e kontabilitetit etj.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të Drejtorit Ekzekutiv të Instituti KAF z.Bujar Krasniqi dhe Dekanit të Universitetit të Prishtinës – Fakultetit Ekonomik z.Driton Balaj. Në fjalimin e tij, Dekani i Fakultetit Ekonomik z.Driton Balaj theksoi rëndësinë e bashkpunimit të ndërsjelltë në zgjerimin e horizonteve profesionale, shekncore dhe akademike të studentëve. Ndërsa, z.Bujar Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit KAF falenderoi për gatishmërin e këtij bashkpunimi me moton e INTOSAI, “Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë”, si dhe shprehu bindjen e tij për përfitimet e këtij bashkpunimi në ndihmë të avansimit të studentëve për tregun e punës, zhvillimit të mëtutjeshëm profesional përmes përkrahjes së studentëve duke ju ofruar përveç tjerash, përdorimin falas në praktikimin e kontabilitetit dhe financave nëpërmjet platformës digjitale http://books.ikaf.org

Studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës do ju ofrohet mundësi e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe njohje të moduleve të nivelit “Teknik i Kontabiliteti”, si dhe njohje të moduleve/lëndëve të nivelit “Kontabilistë i Certifikuar” do të përfitojnë studentët nga Drejtimi “Master Kontabilitet”.

Ky memorandum i bashkëpunimit sjell një potencial të madh për zhvillim të mëtutjeshëm dhe thellim të lidhjeve midis Instituti KAF dhe Fakultetit Ekonomik – UP, duke hapur rrugën për një të ardhme më të ndritshme për studetnët dhe profesorët.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *