Në selinë e Institutit KAF u zhvillua mbledhja konstituive e Bordit të Ri Drejtues të Institutit KAF, më 30 gusht 2024

Në selinë e Institutit KAF u zhvillua mbledhja konstituive e Bordit të Ri Drejtues të Institutit KAF, më 30 gusht 2024.

Kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm drejtë vazhdimit të misionit dhe një angazhimi të thellë për të zgjeruar ndikimin profesional dhe kontributin e Institutit KAF në të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës dhe sektorin privat. 

Me një përbërje të përkushtuar dhe vizionare, Bordi Drejtues është i vendosur për të çuar përpara një strategji që jo vetëm forcon cilësinë profesionale të anëtarëve, por gjithashtu, zgjeron mundësitë për të ndikuar pozitivisht në sektorin publik dhe privat të vendit. 

Anëtarët e rinjë të Bordit janë:

– Nexhit Shala, Kryetar

– Lulzim Ismajli, Anëtar

– Lirim Amiti, Anëtar

– Imri Semetishti, Anëtar

– Bujar Krasniqi, Anëtar

Gjatë kësaj mbledhjeje, në rendin e ditës ishin pikat si:

1. Prezantimi i Vendimit të Kuvendit të Anëtarëve: Anëtarët e rinjë të Bordit Drejtues pranuan me përkushtim rolet e tyre të reja dhe theksuan rëndësinë e rritjes së ndikimit profesional të Institutit në të gjithë vendin. Me një vizion të qartë, ata janë të gatshëm të drejtojnë përpjekjet për të ngritur më tej standardet profesionale dhe për të përfshirë më shumë institucione në përpjekjet e tyre.

2. Njoftimi për Kompetencat e Bordit: Anëtarët e Bordit u njoftuan me përgjegjësit e Institutit në përgjithësi dhe veçanërisht të Bordit. Anëtarët e Bordit u shprehen të vendosur për bartjen e përgjegjësive, duke siguruar që të gjithë të kontribuojnë në mënyrë të bashkërenduar për të rritur ndikimin profesional të Institutit në sektorin privat dhe publik. Këto përpjekje janë të orientuara drejt krijimit të partneriteteve strategjike dhe rritjes së kapaciteteve profesionale në të gjitha nivelet.

3. Plani Vjetor i Punës 2024: U prezantua Plani Vjetor i Punës për vitin 2024, i cili përmban projekte dhe iniciativa që synojnë përmirësimin profesional të anëtarëve të Institutit, zgjerimin e ndikimit të tij në institucione dhe forcimin e kapaciteteve të sektorit publik dhe privat. Ky plan është një manifestim i përkushtimit të ish Bordit për të sjellë ndryshime reale dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

4. Të ndryshme: U diskutuan edhe ide inovative për të forcuar ndikimin e Institutit në institucionet publike, duke përfshirë mundësitë për të kontribuar dhe për të ofruar mbështetje profesionale për organizatat buxhetore komunale dhe qendrore. Bordi është i vendosur për të eksploruar çdo mundësi për të zgjeruar ndikimin profesional të Institutit dhe për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Anëtarët e Bordit Drejtues të Institutit KAF, të udhëhequr nga z.Nexhit Shala, janë të përkushtuar për të udhëhequr me vizion dhe përkushtim, duke krijuar mundësi të reja për rritjen dhe zhvillimin profesional të anëtarëve të Institutit. z.Lulzim Ismajli, z.Imri Semetishti, z.Lirim Amiti dhe z.Bujar Krasniqi (Drejtor Ekzekutiv i Institutit), të gjithë të përkushtuar ndaj misionit të Institutit, janë të gatshëm të luajnë një rol aktiv në transformimin e sektorit publik dhe privat në Kosovë.

Para fillimit të mbledhjes së Bordit të ri, anëtarët e Bordit të mëparshëm ishin gjithashtu të pranishëm, përfshirë ish-kryetarin z. Ymer Mehmeti dhe ish-anëtaren znj. Xhyldane Kiçmari. Në një ceremoni të veçantë, z. Mehmeti i dorëzoi detyrën kryetarit të ri, z. Nexhit Shala, duke i uruar sukses Bordit të ri dhe duke shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje sa herë që nevojitet.

Ju ftojmë të ndiqni me vëmendje zhvillimet e ardhshme dhe të bëheni pjesë e këtij misioni të përbashkët për të çuar përpara profesionin dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.

Me respekt dhe përkushtim,  

Instituti KAF

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *