Kriza që COVID-19 po e shkakton në profesionin e kontabilitetit: Grafika dhe përqindje

Përfshirja globale e COVID-19, ka bërë që shumë profesionist të lëmive të ndryshme, të ndihen të pa-sigurt për të ardhmen. 

Në mesin e tyre është edhe profesioni i kontabilistit, i cili është duke u ballafaquar me ndryshimet e imponuara nga virusi Korona, duke u detyruar që të adaptohen në punën nga distanca, e cila pe sjell vështirësi për ata kontabilistë që nuk e kanë praktikuar këtë formë të punës më parë. 

Për të kuptuar më qartë ndikimin e pandemisë, “Acounting Today” ka realizuar një hulumtim gjatë javës së tretë të muajit prill, për të parë përballjen e transformimit e obliguar nga pandemia të firmave të kontabilitetit në SHBA, në aspektin operativ e të tjera. Në grafikun e mëposhtëm paraqiten përgjigjet në pyetjen nëse udhëheqësit e firmave të kontabilitetit mendojnë se pandemia do të ulë të hyrat.  Rezultatet paraqiten si më poshtë: 

Projektimi – bije për momentin

Shumë kompani, gjatë realizimi të këtij hulumtimi janë përgjigjur se niveli i punës do të bije në 3 muajt e ardhshëm, ndërsa në për gjashtë muajit pasues, kurba do të jetë e sheshtë.

Çështja e stafit?

Ndërsa, sipas këtij hulumtimi del se shumica e kompanive nuk e kanë reduktuar stafin dhe nuk kanë bërë ndryshime. Për fat të mirë, siç thuhet, vetëm disa kompani shumë të vogla i kanë reduktuar punët apo stafin. 

Ndërsa, sipas këtij hulumtimi del se shumica e kompanive nuk e kanë reduktuar stafin dhe nuk kanë bërë ndryshime. 

Shumë prej firmave nuk i kanë mbyll zyrat

Në SHBA, përkundër gjendjes së rëndë me të cilën po përballen nga shpërndarja e COVID-19, shumë firma nuk kanë ndalur aktivitetin në zyrë. Sipas këtij hulumtimi, vetëm 13 përqind i kanë mbyllur plotësisht zyrat.

Dërgimi i punëtorëve në shtëpi

Vetëm një pjesë e vogël e firmave të kontabilitetit kanë bërë kalim 100 përqind të punës nga shtëpia. Puna nga distanca, sipas tyre, po del të jetë sfiduese dhe presin që të kthehen në zyrë. 

Modeli “Mix” për mënyrën e pagesës

Tre të katërtat (3/4) e të anketuarve janë deklaruar se kanë punuar pa pagesë për klientët në këtë kohë, në mënyrë që t’i kursejnë ata dhe t’i ndihmojnë në uljes në kostos. Ndërsa një përqindje e vogël kanë aplikuar pagesa, mirëpo duke ofruar shërbime me çmim më të ulët.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *