Kontabilistët mund ta ngritin performancën e klientëve me mbi 50% përmes teknikave të CAS!

Çdo firmë e kontabilitetit që konsiderohet serioze e cila përkujdesët që klientëve të vet t’u ofrojë atë çka i nevojitet dhe ngritje të vlerës së tyre si dhe duke e ngritur relevancën e tyre, nuk duhet humbur mundësinë e jashtëzakonshme të krijuar nga Shërbimet e Kontabilitetit për Klientë që në anglisht quhet “Client Accounting Services” (CAS).

Mirëpo, për ta praktikuar CAS-in në mënyrë të duhur, duhet pasur parasysh 5 komponentët themelorë të këtyre shërbimeve. 

Në udhëzuesin e titulluar “Si të ndërtoni një praktikë shumë të dobishme të Shërbimeve të Kontabilitetit të Klientit (CAS) në 90 ditë”, të publikuar nga “Accountant World” të sjellë si një libër elektronik, është trajtuar mënyra e duhur e praktikimit të këtyre shërbimeve.

IKAF për lexuesit e vet në rubrikën “Blog” e sjell të plotë këtë publikim i cili është i dobishëm për profesionistët e kontabilitetit dhe jo vetëm. 

Sipas këtij libri, kontabilistët udhëzohet t’i përcjellin disa pika, përmes së cilave mund të implementojnë Shërbimet e Kontabilitetit për Klientë:

  • Shpjegoni saktësisht se çfarë është dhe çfarë nuk është CAS 
  • Diskutoni rreth asaj se si mund ta ofroni CAS-in në mënyrën më të shpejtë dhe se si këto shërbimet mund të shtohen me kalimin e kohës
  • Bëni përgatitje për ofrimin e këtyre shërbimeve me investim minimal të kohës dhe burimeve
  • Detajoni pikat kyçe që mundësojnë qëndrueshmëri profit afatgjatë nga shërbimet CAS

Në këtë publikim thuhet se firmat e kontabilitetit mund të ngritin efektshmërinë e punës me 50% apo edhe më shumë, duke përdorë teknikat të paraqitura si udhëzime. 

Udhëzimet e paraqitura në këtë publikim, sipas autorëve, rrjedh nga përvoja mbi 30 vjeçare e tyre me klientë dhe është e bazuar në raste reale, por edhe në hulumtime.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun vijues. 

https://arizent.brightspotcdn.com/91/7b/ac0d7cd2430bbeb700437a3900f2/cas-practical-guide.pdf

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *