Konferencë – Raportimi i Qëndrueshmërisë dhe Rritja e Rolit të Komiteteve të Auditimit.

Me datë 10 Nëntor 2022 – Tiranë 

Banka Botërore për Reformën e Raportimit Financiar (CFRR) organizoi Konferencën me temë:
Forcimi i Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri dhe Kosovë – Raportimi i Qëndrueshmërisë dhe Rritja e Rolit të Komiteteve të Auditimit.

Përfaqësues të Institutit morën pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar nga Banka Botërore. Urojmë që Konkluzionet e Konferencës Rajonale do të kontribojnë në zhvillimin e profesionit të Auditorit në Kosovë dhe Shqipëri.

Vlen të theksohet se IKAF, duke parë rëndësinë e auditimit të brendshëm dhe rolin e komiteteve të auditimit, nga viti 2016 ofron “Certifikimin për Auditorët e Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik”. Gjithashtu, IKAF ka organizuar me qindra EVP, në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, seminare e punëtori, me tema të ndryshme rreth rolit të komitetit të auditimit dhe auditorit të brendshëm në organizatë.

Me 1KAF, ecë me kohën:
www.ikaf.org/aplikimi-online

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *