Këtë vit u kërkohet ndërmarrjeve të investojnë më shumë në TI

Viti 2020 pritet të karakterizohet me një përqëndrim të madh të ndërmarrjeve në drejtim të investimeve në Teknologji Informative (TI). Financat janë ndërë pikat kryesore të ndërmarrjes e të cilat pritet që gjithashtu të përfshihen nga nja ndikim i madh i TI-së. Por në të njëjtën kohë, edhe vetë analizat financiare parashohin që investimet këtë vit pritet të bëhen më shumë të avancimin e TI-së në të gjitha fushat.

Sipas një hulumtimi të bërë në SHBA i realizuar nga BillingPlatform, del që gjatë vitit 2020, profesionistë të financave, kryesisht në ndërmarrje më të mëdha, do të fokushen në zhvillim të produkteve të reja, në modele të ndryshimit të biznesit, sisitemit dhe në çështje të stafit.

Sipas këtij sondazhi, del se nga 300 të anketuar të cilët bartin pozita si nënkryetarë të financave ose drejtorë në ndërmarrjet amerikane, 60 përqind e tyre thonë se planifikojnë të fillojnë produkte dhe shërbime të reja për të rritur tregun, ndërsa 35 përqind synojnë të përdorin përsëritjen ose konsumin e bazuar në faturim për të ofruar çmime më tërheqëse për produktet dhe shërbimet e reja. Por për ta arritur këtë, 23 përqind thanë se do të duhet të kapërcejnë kufizimet e sistemit, 22 përqind konsiderojnë do të duhet të merren me konsolidimin e sistemit, dhe 18 përqind me tranzicionin e infrastrukturës së tyre të TI për të arritur ato qëllime.

Sipas këtij hulumtimi, arsyet për të avancuar sektorin e TI-së në ndërmarrjet e tyre ndërlidhet me platformat apo softuer-ët për financave dhe operacione tjera biznesore, disa të tjerë e shohin sigurinë e të dhënave si shumë të rëndësishme dhe në të cilën duhet investuar, por ka edhe të atillë që mendojnë se duhet investuar në aparaturë më të sofistikuar në sektorin e prodhimit.

Shkrimi i plotë në gjuhën angleze.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *