Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) nënshkruan marrëveshje partneriteti me Becker Professional Education

E Hënë, 06 Shtator 2021, Prishtinë, Kosovë – Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) dhe Becker Professional Education nënshkruan Marrëveshje Partneriteti për t’u angazhuar së bashku në iniciativa akademike, arsimore dhe profesionale në mbështetje të profesionit të kontabilitetit dhe financave në Kosovë dhe rajon.

Kjo marrëveshje i krijon Becker-it marrëdhënie me IKAF-in, shoqatë profesionale jofitimprurëse dhe entitet i pavarur juridik në Ballkanin Perëndimor. Si pjesë e partneritetit, IKAF do të fillojë ofrimin e trajnimeve për kandidatët që përgatiten të hyjnë në provim për Certified Public Accountant (CPA)  dhe Certified Management Accountant (CMA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikes (SHBA), gjithashtu do të ofroj Edukim të Vazhdueshëm Profesional  – Continuing Professional Education (CPE) për të gjithë kandidatët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Becker Professional Education, lider global në edukim të kontabilitetit profesional, është krenar të ju njoftoj për partneritetin e arritur me IKAF. Becker ka histori të pasur në përkrahje të edukimit të miliona kandidatëve për t’u bërë profesionistë të kualifikuar dhe për të zhvilluar karrierën e tyre në botën e kontabilitetit dhe financave. Prania jonë globale, e ndërtuar për mbi gjashtëdhjetë vjet, përfshin më shumë se 2,900 partnerë – përfshirë këtu firma të kontabilitetit, shoqëri, korporata, agjenci qeveritare dhe universitete. Partneriteti ynë me IKAF do të ndihmojë që kandidatët e CPA, CMA dhe CPE në rajonin e Ballkanit Perëndimor të marrin trajnim të klasit më të mirë që meritojnë dhe përfundimisht të sigurohen që ata ngritin shanset e tyre për ti arritur qëllimet profesionale” tha Aziz Tayyebi, Drejtor Internacional në Becker.

Ky partneritet do të avancojë objektivat reciproke të Becker dhe IKAF në fuqizimin e individëve në të gjithë botën për të avancuar karrierën e tyre përmes një partneriteti të përjetshëm në arsim profesional superior. Becker dhe IKAF do të promovojnë së bashku programet e Becker që ligjërohen nga drejtues të industrisë të cilët demonstrojnë se si t’i shndërrojnë konceptet e vërtetuara në rezultate reale. Gjithashtu,  Edukimi i Vazhdueshëm Profesional (CPE) që ndihmon profesionistët të mbajnë avantazh konkurrues, me fokus në çështjet kritike të sotme në biznes.

“Partneriteti me Becker është një arritje e madhe që do të ndihmojë profesionistët nga Ballkani Perëndimor të arrijnë qëllimet e tyre, të gjejnë sukses dhe të japin kontribute frymëzuese për komunitetin global”, tha Bujar Krasniqi, CEO në IKAF.

Për Becker Professional Education

Kontabilistët në të gjithë botën llogarisin në Becker si mbështetës dhe lider në industri që u nevojiten për të shkëlqyer. Dhe gjithçka zbret në një gjë: rezultatet. Rezultatet e rrënjosura në angazhim të palodhur për suksesin e studentëve tanë. Krijimi i përvojave të personalizuara të të mësuarit. Lansimi i teknologjisë së fundit. Duke avokuar pa pushim për industrinë në tërësi. Dhe thjesht duke bërë gjithçka që duhet. Për të gjitha këto arsye dhe më shumë, më shumë se 1 milion kandidatë për CPA kanë zgjedhur Becker.

Becker ofron Përgatitje për Provim të CPA-së, Përgatitje për Provim të CMA-së dhe CPE (Edukim të Vazhdueshëm Profesional) me instruktorë ekspertë, përmbajtje me cilësi të lartë, formate fleksibile të mësimit duke përfshirë burime on-demand dhe webcasts. Për të mësuar më shumë rreth Becker Professional Education, pjesë e Adtalem Global Education, vizitoni www.becker.com.

Për IKAF (Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa)

IKAF (Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa) është shoqatë profesionale, entitet i pavarur juridik dhe jofitimprurës, i themeluar në vitin 2005. Është i akredituar si trup certifikues dhe i specializuar në ofrimin e kualifikimeve në fushat e Kontabilitetit, Auditimit, Kontrollorëve, Vlerësimeve të Biznesit dhe Financave.

Ndër vite IKAF organizoi trajnime të shumta dhe arriti të certifikojë mijëra profesionistë, duke u mundësuar atyre që të punësohen dhe të marrin pozita udhëheqëse në sektorët përkatëse. Për të mësuar më shumë rreth IKAF vizitoni www.ikaf.org.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *