Instituti KAF përmbyll me sukses Procesin Zgjedhor 2026 dhe zgjedh përbërjen e re të Kuvendit

Prishtinë, 04 Korrik 2026

Instituti KAF njofton me kënaqësi përfundimin me sukses të Procesit Zgjedhor 2026 për zgjedhjen e Anëtarëve të Kuvendit të Institutit KAF.

Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt, transparente dhe në përputhje të plotë me aktet dhe procedurat e përcaktuara, duke reflektuar përkushtimin e Institutit ndaj parimeve të integritetit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë institucionale.

Pas përfundimit të numërimit dhe verifikimit të votave, janë zgjedhur 12 anëtarët e rinj të Kuvendit të Institutit KAF:

1. Adelina Zeneli
2. Aziz Berisha
3. Bilall Kryeziu
4. Blerta Gashi Nuredini
5. Burhan Rexhepi
6. Fadil Halili
7. Fluturë Bajraktari
8. Hajrush Beqiri
9. Leonora Gafurri
10. Shpejtim Kryeziu
11. Shpresa Bërbatovci Grajçevci
12. Sihana Asllani

Instituti KAF u uron përzemërsisht suksese të gjithë anëtarëve të zgjedhur në ushtrimin e mandatit të tyre dhe në kontributin që do të japin për avancimin e profesionit, forcimin e institucionit dhe realizimin e objektivave strategjike të tij.

Një falënderim i veçantë u drejtohet të gjithë kandidatëve për gatishmërinë dhe angazhimin e tyre, si dhe anëtarëve që morën pjesë në votim, duke kontribuar në një proces demokratik, gjithëpërfshirës dhe kredibil.

Besimi i anëtarësisë dhe pjesëmarrja aktive në proceset vendimmarrëse mbeten themeli i zhvillimit dhe suksesit të Institutit KAF.

Së bashku vazhdojmë të ndërtojmë një IKAF edhe më të fortë, më profesional dhe më të përkushtuar ndaj interesit publik dhe zhvillimit të profesionit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *