
Prishtinë, 19 dhjetor 2024
Në mbështetje të nenit 10 të Ligjit Nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa, shpallë këtë:
KËRKESË PËR PARAQITJEN E OFERTAVE PËR SHËRBIME TË AUDITIMIT TË PASQYRAVE VJETORE FINANCIARE PËR TRI VITE: 2024, 2025 DHE 2026.
Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (Instituti) është shoqatë profesionale (jo fitimprurëse) e themeluar në vitin 2005 dhe e licencuar nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) bazuar në Ligjin në fuqi për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Veprimtaria themelore e Institutit është ofrimi i edukimit profesional për certifikimin e
kontabilistëve, auditorëve dhe certifikieve të tjera profesionale. Instituti është në kërkim të ofertave për auditimin e Pasqyrave vjetore financiare (PVF) për tri vite: 2024, 2025 dhe 2026 me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për tri vite të tjera.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit është përgjegjës për përgatitjen e PVF dhe për vendosjen e kontrolleve të brendshme, të cilat i përcakton si të nevojshme për përgatitjen e PVF pa keqdeklarime materiale, të cilat mund të shkaktohen nga gabimet e mundshme.
Më poshtë keni dokumentin e plotë të thirrjes së hapur për shërbime të auditimit.