Universiteti Haxhi Zeka nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Institutin KAF

Objektiv kryesor i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi i ngushtë reciprok për arsim cilësor, organizim të përbashkët të trajnimeve dhe për edukim profesional gjithmonë në fokus përfitimin e studentëve të UHZ-së. Përveç kësaj, të dy institucionet do të angazhohen për mundësinë e çertifikimit nga të dy institucionet në fjalë.

Kjo mënyrë bashkëpunimi ndihmon jo vetëm që të dy organizatat arsimore të zgjerohen me aktivitete dhe të ofrojnë specializime në fusha të caktuara, por do ta ndihmojë shumë studentët duke ofruar kualifikime dhe trajnime bazuar në kërkesat e tregut për punë.

Po ashtu, IKAF do pëkrah gjithë studentët e UHZ me përdorim falas në praktikimin e kontabilitetit dhe financave nëpërmjet platformës digjitale http://books.ikaf.org

Ky memorandum mirëkuptimi u nënshkrua nga rektori i UHZ dhe drejtori i IKAF z. Bujar Krasniqi.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *