IKAF KONKURS PËR DY (2) PRAKTIKANT

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF),  hap thirrje për aplikim për “Punë praktike” me pagesë.

INFORMATA RRETH PROGRAMIT DHE DETYRAVE
Kohëzgjatja e angazhimit: 3+3 muaj
Orari i punës: Me kohë të plotë (5 ditë në javë)
Vendi punës: Instituti KAF – Prishtinë

Numri i pozitave: Dy (2)
– Asistent/e video editor & menaxhim të rrjeteve sociale (1 Praktikant/e)
– Asistent/e financiar/e dhe administrativ (1 Praktikant/e)

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:
– Përparësi kanë personat që kanë diplomuar ose janë në përfundim të studimeve universitare 
– Të zotërojë njohuri për programet bazë të kompjuterit.
– Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar, me qëllim që të jetë i aftë të komunikojë me personat përgjegjës.
Gjatë praktikës praktikantët do të:
– Angazhohen në monitorimin e trajnimeve dhe seminareve;
– Angazhohen në asistimin e regjistrimit të kandidatëve dhe kthimin e përgjigjeve në pyetjet e ngritura në chat rrjete sociale, chat web, telefon apo në zyre;
– Angazhohen në azhurnimin e shënimeve në bazën e të dhënave të IKAF;
– Angazhohen në Zyrën e Financave;
– Angazhohen në Zyrën për Komunikim
– Marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të IKAF-it dhe përkrahjen e administratës,
– Asistojnë në hartimin dhe përgatitjen e raporteve te aktiviteteve si dhe agjendat e ndryshme;
– Asistojmë stafin e IKAF-it në përgatitjen e shënimeve, raporteve, punëve administrative;
– Asistojë tek organizata në shqyrtimin e pyetjeve të kandidatëve lidhur me regjistrimin apo vijimin e ligjeratave dhe provimeve;
– Bashkëpunon me stafin për ideimin dhe krijimin e videove të marketingut
– Editon video materiale për postim në internet
– Përshtatë video efekte sipas llojit të materialit
– Ndihmojë në promovimin e shërbimeve të ofruara nga organizata;
– Mbajë shënime dhe raportojë mbi aktivitetet e ndërmarra;
– Përmbushë objektivat cilësore dhe sasiore personale/ekipore;
– Përmbushë detyra të tjetra të ndërlidhura me përshkrimin e punës he siç mund të kërkohet ose caktohet nga mbikëqyrësi;
Aplikimi:
Aplikoni për pozitën me informatat tuaja përmes formularit në vijim. Konkursi mbetet i hapur gjerë në plotësimin e vendeve të punës praktike, për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Shënim: Format e tjera të aplikimit nuk pranohen, as përmes dërgimit direkt me email.

Kush janë partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë?
https://www.ikaf.org/partneret-dhe-bashkepunetoret

Plotësoni formularin e mëposhtëm nëse dëshironi të aplikoni:

Kliko këtu

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *