IKAF fillon regjistrimet për kualifikimin e nivelit më të lartë Gjerman, për kontrollor të bizneseve!

A jeni entuziast i fushës së kontrollit të bizneseve, apo profesionist i cili synon njohuri globale? Filloj regjistrimi dhe ofrimi i kualifikimit të nivelit me të lartë i te gjitha shteteve gjermano-folëse, dhe jo vetëm…

Pse duhet ta keni Kualifikimin për Kontrollor?

Programi për Kontrollor ju bën të aftë dhe kompetent që të punoni si Kontrollor dhe ju përgatit jashtëzakonisht shumë për sfidat e ardhshme të dixhitalizimit dhe globalizimit. Duke përfunduar me sukses programin e Kontrollorëve në pesë faza, ju do jeni të gatshëm të demonstroni në punën tuaj aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe ekspertizë funksionale.

Kontrollorët në shtetet gjermano-folëse arrijnë pagën mesatare deri 100.000 euro në vit!

Çka është Kualifikimi për Kontrollor?

Programi i Trajnimit të Kontrollorëve në pesë faza është përshtatur me rigorozitet nga organizata gjermane Controller Akaemie (CA), gjatë 50 viteve të fundit për të pasqyruar zhvillimet e fundit në kontroll!

Marrja e Certifikatës së Kontrollorëve CA, e cila kërkon që ju të përfundoni fazat I, II dhe IV të Programit të Trajnimit të Kontrollorëve në pesë faza, demonstron se keni arritur aftësi të vërtetuara, të certifikuara të kontrollit. Pastaj vjen Licenca/Diploma e Kontrollerit që vërteton përsosmërinë tuaj kontrolluese.

Faza I përcjell një përmbledhje të temave më të rëndësishme të kontrollit modern si në lidhjet e tij ashtu edhe në zbatimin praktik. Fazat II dhe III zgjasin, plotësojnë dhe thellojnë teknikat profesionale të kontrolluesit. Faza III gjithashtu mëson gjërat thelbësore në lidhje me aftësitë e komunikimit dhe lidershipit. Fazat IV dhe V përqendrohen në zbatimin dhe implementimin e teknikave dhe aftësive të zhvilluara.

Çka bënë një Kontrollor i Certifikuar/Diplomuar?

Si Kontrollor i Certifikuar, ju mund të jeni një menaxher apo punonjës i lartë në:

  • Kontrollin e kontabilitetit financiar, 
  • Kontrollin e kontabilitetit të kostos, 
  • Kontrollin e planifikimit të korporatave, 
  • Kontrollin e sistemeve të menaxhimit të informacionit, 
  • Kontrollin e administrimit dhe zhvillimit të biznesit, 
  • Kontrollin e shitjeve, marketingut, prodhimit, etj…

Por, cilat janë disa nga benifitet e të qenit Kontrollor i Certifikuar/Diplomuar?

Një Kontrollor i vërtetë operon si partner i Udhëheqësit të Kompanisë!

Përmes këtij certifikimi ju zgjeroni diapazonin e aftësive në sferën ndikuese. Edhe instrumentet, mjetet, rezultatet, raportet dhe tabelat më të mira, janë po aq vetëm sa janë të mira aftësitë e arsyetimit dhe prezantimit të kontrollorët. 

Mbi të gjitha, për të krijuar transparencë në një kompani, kontrollorët kanë nevojë për një mirëkuptim sipërmarrës dhe aftësi psikologjike. Metodat e trajnimit në programin tonë të trajnimit marrin parasysh këtë ambicie: ato përqendrohen në mjetet dhe teknikat biznesore të kontrollorëve dhe zbatimin e tyre aktual në praktikën e korporatave.

Si mund të bëhesh Kontrollor (CA) nga Controller Akademie përmes IKAF?

IKAF është lider në Kosovë dhe rajon për ofrimin e certifikimeve ndërkombëtare! Përmes marrëveshjes së partneritetit me CA, IKAF do të ofrojë kualifikime dhe certifikatë gjermane të kontrollorëve, e cila njihet në të gjitha vendet e Evropës dhe më gjerë. 

IKAF do të ofrojë Kualifikimin për Kontrollor me kurrikula të zhvilluara CA për kandidatët nga Kosova dhe rajoni. Për të regjistruar këtë program certifikues, ju mund të klikoni KETU, ku mund ti gjeni informatat e detajuara dhe të Aplikoni për regjistrim!

Ku si rrjedhojë, të gjithë të certifikuarit si kontrollorë në IKAF do të kenë mundësi që përveç Kosovës, automatikisht të jenë të gatshëm për tregun evropian gjermano-folës, specifikisht në Gjermani, Austri e Zvicër.

CA tashmë e ka publikuar në faqen e tyre zyrtare partneritetin e arritur me IKAF, që do të jetë i vetmi partner për Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Nëse jeni gati të avanconi karrierën tuaj, Instituti KAF është këtu për ju.

Mos hezitoni të na kontaktoni në +383 (0) 44 118 346 ose online në trajnim@ikaf.org.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të keni sukses!

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Kontrollor i CertifikuarKon-C Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 9 Vizitorë kanë aplikuar

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Kontrollor i LicencuarKon-L Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online Fillo i pari aplikimin

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *