IKAF arrin njohje reciproke me AAT-në

IKAF ka arritur të ketë njohje reciproke me “The Association of Accounting Technicians” (AAT).

AAT është organizatë me shtrirje të gjerë botërore dhe e specializuar në fushën e certifikimit të kontabilistëve, në veçanti në nivelin e Nëpunësve të Kontabilitetit (Bookkeeping). Kjo organizatë me seli në Mbretëri të Bashkuar, ka partneritet me organizata të ngjashme nga e tërë bota.

Në mesin e tyre, së fundmi AAT ka arritur marrëveshje për njohje reciproke të certifikimeve edhe me IKAF-in, duke vlerësuar nivelin e Institutit në aspektin e trajnimeve dhe certifikimeve. Njohjet janë arritur në nivelin e Kontabilistit të Certifikuar (KC), Teknikut të Kontabiliteti (TK) dhe të Nëpunësit të Kontabilitetit.

Këtë marrëveshje, AAT e ka publikuar edhe në faqen e tyre zyrtare ( www.aat.org.uk ), duke e specifikuar atë në veçanti.

Njohjen reciproke e ka vlerësuar edhe drejtori i IKAF-it, Bujar Krasniqi, i cili e ka quajtur këtë si “një arritje të madhe e cila do t’i ndihmonte anëtarët e Inistitutit të përgatiten për karrierë ndërkombëtare dhe për sfidat që i sjellë e ardhmja”.

Bashkëpunimi me AAT-në është bërë në kuadër të bashkëpunimeve tjera që, IKAF kohëve të fundit ka arritur t’i bëjë me organizata me renome botërore dhe atyre rajonale, në dobi të anëtarëve të Institutit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *