IA po shihet si shpëtimtar i Auditimit

Shumica e ndërmarrjeve që nuk përdorin Inteligjencën Artificiale (IA) kontrollojnë vetëm deri në 10 përqind të shpenzimeve të tyre, ndërsa sipas një raporti, thuhet se ato që përdorin IA janë në gjendje të kontrollojnë praktikisht të gjitha faturat, kontratat dhe shpenzimet e tyre.

Raporti, nga AppZen, një kompani që ofron teknologji të Inteligjencës Artificiale për auditimin e shpenzimeve të ndërmarrjeve dhe raporteve të shpenzimeve të udhëtimit, gjen avantazhe për teknologjinë që vijnë si rrjedhojë e përdorimit të IA-s. IA është në gjendje të shënojë 8.7 përqind të shpenzimeve si rrezik të lartë, zakonisht për shkak të shpenzimeve të paautorizuara, gabimeve në shumat e mbyllura dhe shpenzimeve të kopjuara. IA gjithashtu paraqet 4 përqind të faturave si rrezik të lartë, zakonisht për shkak të çmimit, zbritjes ose kushteve që nuk përputhen me kontratën, çmimet e fryra në krahasim me të dhënat e tregut dhe dublifikimin e shpenzimet nëpër fatura.

“Ka shumë gjëra që mund të shkojnë keq në procesin e auditimit të shpenzimeve në një organizatë ndërmarrëse tipike”, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i AppZen, Anant Kale.

“Rishikimi dhe auditimi manual i faturave të shitësve dhe raporteve të shpenzimeve të punonjësve është një përpjekje që kërkon kohë dhe që lë hapësirë për gabime. Shumica e kompanive refuzojnë të kryejnë auditime të pjesshme edhe pasi të kenë ndodhur transaksionet, gjë që i lë kompanitë në rrezik për gabime dhe mashtrime. IA mund t’i përmirësojë proceset e auditimit duke audituar 100 përqind shpenzime në kohë reale dhe para pagesës për të zbuluar shpërdorimin e shpenzimeve, faturat e kontrollit të dyfishtë, gjetjen e shkeljeve rregullatore, zbulimin e mashtrimeve dhe kopjimeve, pagesa të dyfishta dhe më e rëndësishmja, duke e bërë auditimin para se të bëhet pagesa”, ka thënë Kale.

Raporti gjithashtu trajtuar mundësitë që ka teknologjia e IA për t’i kapur pagesat e paligjshme për zyrtarët, entitetet qeveritare, ndërmarrjet e sanksionuara dhe subjektet që janë pjesë e listave ku i bëhet kontrolli i eksportit. Bazuar në zbulimin e arritur nga IA, është konstatuar se në SHBA, për çdo 10,000 shpenzime, dy përmbajnë një shkelje rregullatore, dhe për çdo 10,000 fatura, një përmban një shkelje rregullatore. Përveç zbulimeve, kjo mund të shpëtojë edhe kompanitë nga ekspozimi ndaj ndëshkimeve të ashpra.
Raporti gjithashtu zbuloi se 85 përqind e kompanive që përdorin AI për shpenzime, arrijnë që automatikisht të aprovojnë transaksione me rrezik të ulët dhe të mesëm. Kjo mund t’u ndihmojë atyre që punonjësit të paguhen më shpejt, por gjithashtu mund t’i ekspozojë ata ndaj pretendimeve mashtruese.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *