Fakt Consulting shpall konkurs për pozitën: Ndihmës Kontabilist/e

FAKT CONSULTING Sh.P.K., me seli në Prishtinë, është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale të kontabilitetit, auditimit, tatimeve, konsulencës financiare, raportimit financiar dhe përgatitjes së pasqyrave financiare.

Për shkak të zgjerimit të aktiviteteve, kompania shpall konkurs për pozitën:

NDIHMËS KONTABILIST/E

(Me kohë të plotë)

???? Lokacioni: Prishtinë
???? Numri i pozitave: 2 (dy)

Kushtet minimale të kualifikimit

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, me fokus në Financa, Kontabilitet ose Auditim;
  • Njohuri të mira të kontabilitetit financiar, menaxherial dhe tatimor;
  • Njohuri në MS Office, veçanërisht Excel dhe Word;
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në ekip.

Përparësi do të kenë kandidatët që posedojnë:

  • Kualifikim profesional në Institutin KAF për kontabilitet (Nëpunës Kontabiliteti, Teknik i Kontabilitetit ose Kontabilist i Certifikuar);
  • Njohje të gjuhës angleze;
  • Praktikë ose përvojë pune në kontabilitet, financa dhe/ose auditim;
  • Status të papunësuar gjatë 3 muajve të fundit (përparësi për programet mbështetëse të punësimit);
  • Moshë nga 18 deri në 29 vjeç;
  • Njohuri në programet e kontabilitetit (Planet Accounting Online etj.);
  • Aftësi analitike dhe aftësi për përgatitjen e raporteve profesionale;
  • Gatishmëri për trajnime dhe edukim të vazhdueshëm profesional;
  • Gatishmëri për punë në terren, sipas nevojës.

Detyrat kryesore të punës

  • Përgatitja dhe regjistrimi i transaksioneve të klientëve, furnitorëve, arkës dhe llogarive bankare;
  • Asistimi në përgatitjen e deklaratave tatimore mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Asistimi në angazhimet e auditimit dhe procedurat e verifikimit financiar;
  • Mbajtja dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe tatimor;
  • Monitorimi i afateve ligjore për deklarime dhe raportime.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV;
  • Letër motivimi (opsionale);
  • Kopje të diplomës universitare;
  • Kopje të certifikatave profesionale (nëse posedohen);
  • Dokumente të tjera mbështetëse relevante.

Mënyra e aplikimit

Aplikimet mund të dërgohen në një nga format e mëposhtme:

???? Email: nazmi.bajrami@fakt-kos.com

???? Përmes formularit online për aplikim:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc-4tpDjgGqZLK4pwD5836L-oEqbEiphOCQaFIw_Z7E3WSUow/viewform

Afatet

???? Data e publikimit: 18.06.2026
Afati i fundit për aplikim: 30.06.2026

Shënim:

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *