CFO-të duke u përgatitur për valën e dytë të COVID-19

Zyrtarët Kryesor të Financave (CFO) janë të shqetësuar për një valë të re të infeksioneve COVID-19 që çojnë në një rënie të mëtejshme ekonomike, thuhet në një studim të bërë nga kompania “PricewaterhouseCoopers” (PWC), pjesë e katërshes së madhe.

Anketa e gjashtë e PwC-së për matje të pulsit lidhur me ndikimin e COVID-it, ka zbuluar një shqetësim të madh që e kanë udhëheqësit financiar për valën e dytë të infeksioneve të virusit korona (59 për qind). Në përgjigjet e tyre, CFO-të kanë thënë se janë duke e zhvendosur fokusin e tyre në krijimin e modeleve të qëndrueshme të bizneseve, në mënyrë që të mund të përshtaten në situata të reja të paparashikueshme, sikurse që mund të jetë vala e dytë e pandemisë.

Shumica e 330 CFO-ve dhe drejtuesve të financave të anketuar javën e kaluar nga PwC në SHBA, presin që COVID-19 të zvogëlojë të ardhurat ose fitimet e tyre (78 përqind), mirëpo parashikimi i tyre ka ndryshuar me kalimin e kohës. Tani ata kanë një pamje pak më optimiste, 11 përqind e të anketuarve nga sondazhi shohin një potencial për të rritur të ardhurat.

Shqetësim tjetër për CFO-të në SHBA është edhe reagimi qytetar përmes protestave kundër diskriminimit racor, e shtyrë nga vdekja e afrikano-amerikanit, George Floyd.

IKAF sjell për lexuesit në Kosovë dhe më gjerë përmbledhjen e plotë të raportit të PwC-së.

https://www.pwc.com/us/en/library/covid-19/pwc-covid-19-cfo-pulse-survey.html

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *